🌧️
Tiranë 16°C · Shi i lehtë 02 Nëntor 2026
S&P 500 7,594 ▲0.18%
DOW 52,197 ▲0.82%
NASDAQ 25,464 ▲0.1%
NAFTA 96.50 ▼7.32%
ARI 3,968 ▲1.78%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1160 EUR/GBP 0.8335 EUR/CHF 0.9201 EUR/ALL 90.9858 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5272 EUR/TRY 55.7239 EUR/JPY 175.80 EUR/CAD 1.5587 EUR/USD 1.1160 EUR/GBP 0.8335 EUR/CHF 0.9201 EUR/ALL 90.9858 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5272 EUR/TRY 55.7239 EUR/JPY 175.80 EUR/CAD 1.5587
₿ CRYPTO
BTC $76,878 ▼ -1.54% ETH $2,246 ▼ -0.99% XRP $1.2368 ▼ -1.24% SOL $91.7700 ▼ -3.15%
S&P 500 7,594 ▲0.18 % DOW 52,197 ▲0.82 % NASDAQ 25,464 ▲0.1 % NAFTA 96.50 ▼7.32 % ARI 3,968 ▲1.78 % S&P 500 7,594 ▲0.18 % DOW 52,197 ▲0.82 % NASDAQ 25,464 ▲0.1 % NAFTA 96.50 ▼7.32 % ARI 3,968 ▲1.78 %
EUR/USD 1.1160 EUR/GBP 0.8335 EUR/CHF 0.9201 EUR/ALL 90.9858 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5272 EUR/TRY 55.7239 EUR/JPY 175.80 EUR/CAD 1.5587 EUR/USD 1.1160 EUR/GBP 0.8335 EUR/CHF 0.9201 EUR/ALL 90.9858 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5272 EUR/TRY 55.7239 EUR/JPY 175.80 EUR/CAD 1.5587
02 Nën 2026
Breaking
Bota

KIEV – 15 të vrarë pas sulmeve ruse

KIEV, 5 gusht /ATSH-DPA/ – Të paktën 15 persona u vranë dhe dhjetëra të tjerë u plagosën pasi Rusia nisi një sulm me raketa gjatë natës në Kiev dhe rajonin përreth, thanë zyrtarët lokalë.

Shërbimi Shtetëror i Emergjencave i Ukrainës tha se 14 civilë ishin vrarë në rajonin më të gjerë të Kievit, ndërsa një person vdiq në kryeqytet.

Administrata ushtarake e qytetit tha se dëme ishin raportuar në të paktën shtatë lagje në të gjithë Kievin.

Disa zjarre të mëdha shpërthyen, ndërsa depot u shkatërruan dhe një ndërtesë banimi 20-katëshe u godit, sipas raporteve të medias.

”Depot u goditën gjithashtu në lagjet përreth Brovary, Fastiv dhe Bucha”, thanë shërbimet e emergjencës.

Ministria Ruse e Mbrojtjes i përshkroi sulmet si një sulm në shkallë të gjerë duke përdorur armë precize kundër qendrave të logjistikës dhe shpërndarjes për furnizime ushtarake.

Rusia kishte sulmuar gjithashtu Kievin me raketa balistike gjatë natës deri të shtunën, duke vrarë të paktën nëntë persona dhe duke plagosur më shumë se 30.

Ukraina thotë se nuk ka më raketa të mjaftueshme për t’u mbrojtur nga sulmet ruse me raketa balistike./ a.jor.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.