☁️
Tiranë 15°C · Vranët 25 Nëntor 2026
S&P 500 7,201 ▼0.5%
DOW 50,019 ▲0.85%
NASDAQ 23,734 ▼1.48%
NAFTA 82.42 ▲0.45%
ARI 3,548 ▼1.2%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.0960 EUR/GBP 0.8364 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 89.8084 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6684 EUR/TRY 55.5585 EUR/JPY 174.49 EUR/CAD 1.5667 EUR/USD 1.0960 EUR/GBP 0.8364 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 89.8084 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6684 EUR/TRY 55.5585 EUR/JPY 174.49 EUR/CAD 1.5667
₿ CRYPTO
BTC $58,648 ▼ -2.07% ETH $1,646 ▼ -2.3% XRP $0.9049 ▼ -1.43% SOL $67.7900 ▼ -2.88%
S&P 500 7,201 ▼0.5 % DOW 50,019 ▲0.85 % NASDAQ 23,734 ▼1.48 % NAFTA 82.42 ▲0.45 % ARI 3,548 ▼1.2 % S&P 500 7,201 ▼0.5 % DOW 50,019 ▲0.85 % NASDAQ 23,734 ▼1.48 % NAFTA 82.42 ▲0.45 % ARI 3,548 ▼1.2 %
EUR/USD 1.0960 EUR/GBP 0.8364 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 89.8084 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6684 EUR/TRY 55.5585 EUR/JPY 174.49 EUR/CAD 1.5667 EUR/USD 1.0960 EUR/GBP 0.8364 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 89.8084 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6684 EUR/TRY 55.5585 EUR/JPY 174.49 EUR/CAD 1.5667
25 Nën 2026
Breaking
Bota

KIEV – Zelensky: Kemi nevojë për 115 miliardë euro ndihmë të huaj

KIEV, 25 nëntor /ATSH-AFP/ – Ukraina do të ketë nevojë për 115 miliardë euro financim të jashtëm gjatë vitit 2027 për të mbajtur ekonominë në funksion dhe për të vijuar përpjekjet e luftës kundër Rusisë, deklaroi presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky.

Zelensky bëri të ditur se Kievi ka siguruar tashmë angazhime financiare prej rreth 90 miliardë eurosh nga Bashkimi Evropian, ndërsa po zhvillon bisedime për gjetjen e 25 miliardë eurove të mbetura.

Në vitin e pestë të luftës me Rusinë, Ukraina përballet me shpenzime gjithnjë e më të larta ushtarake dhe mbetet e varur nga mbështetja financiare dhe ushtarake e aleatëve perëndimorë për të vijuar rezistencën.

Bashkimi Evropian është aktualisht mbështetësi kryesor financiar i Ukrainës. Javën e kaluar, BE-ja njoftoi një plan për të siguruar 45 miliardë euro të tjera përmes huamarrjes, në mbështetje të ekonomisë dhe përpjekjeve ushtarake të Kievit.

Një tjetër paketë prej 45 miliardë eurosh ishte pjesë e financimit prej 90 miliardë eurosh, të miratuar në dhjetor të vitit të kaluar dhe të parashikuar për këtë vit dhe vitin e ardhshëm.

Presidenti Zelensky tha se Komisioni Evropian ka paraqitur tashmë një mekanizëm për sigurimin e financimit dhe se Ukraina po punon për të garantuar mbështetjen e vendeve anëtare të BE-së.

“Duhet të gjejmë edhe 25 miliardë euro të tjera. Jam i bindur se do ta përmbushim këtë objektiv”, deklaroi Zelensky./ /Ad.Ab./ a.jor.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.