☀️
Tiranë 19°C · Kthjellët 28 Tetor 2026
S&P 500 7,723 ▲0.6%
DOW 52,378 ▲0.03%
NASDAQ 26,478 ▲1.18%
NAFTA 101.83 ▲1.93%
ARI 4,059 ▼0.4%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1143 EUR/GBP 0.8366 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.8027 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5053 EUR/TRY 55.4790 EUR/JPY 175.89 EUR/CAD 1.5639 EUR/USD 1.1143 EUR/GBP 0.8366 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.8027 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5053 EUR/TRY 55.4790 EUR/JPY 175.89 EUR/CAD 1.5639
₿ CRYPTO
BTC $81,170 ▲ +1.57% ETH $2,354 ▲ +1.65% XRP $1.3199 ▲ +1.26% SOL $102.4000 ▲ +2.33%
S&P 500 7,723 ▲0.6 % DOW 52,378 ▲0.03 % NASDAQ 26,478 ▲1.18 % NAFTA 101.83 ▲1.93 % ARI 4,059 ▼0.4 % S&P 500 7,723 ▲0.6 % DOW 52,378 ▲0.03 % NASDAQ 26,478 ▲1.18 % NAFTA 101.83 ▲1.93 % ARI 4,059 ▼0.4 %
EUR/USD 1.1143 EUR/GBP 0.8366 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.8027 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5053 EUR/TRY 55.4790 EUR/JPY 175.89 EUR/CAD 1.5639 EUR/USD 1.1143 EUR/GBP 0.8366 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.8027 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5053 EUR/TRY 55.4790 EUR/JPY 175.89 EUR/CAD 1.5639
28 Tet 2026
Breaking
Bota

FILIPINE – Hegseth propozon forcimin e bashkëpunimit ushtarak SHBA–ASEAN

MANILA, 28 tetor /ATSH-DPA/ – Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Pete Hegseth, propozoi sot krijimin e një kuadri të ri bashkëpunimi në fushën e mbrojtjes mes Shteteve të Bashkuara dhe Shoqatës së Kombeve të Azisë Juglindore (ASEAN), me synimin për të forcuar lidhjet ushtarake përballë sfidave të sigurisë në rajonin Indo-Paqësor.

Duke folur në një takim të ministrave të mbrojtjes të ASEAN-it dhe partnerëve të tyre ndërkombëtarë në Cebu të Filipineve, Hegseth tha se qasja e Uashingtonit ndaj sigurisë rajonale është “e fortë, e përmbajtur dhe e qartë”.

Sipas tij, Shtetet e Bashkuara synojnë të jenë mjaftueshëm të forta për të penguar presionin dhe agresionin, të përmbajtura për të shmangur përshkallëzimet e panevojshme dhe mjaftueshëm të qarta për t’u bërë të ditur aleatëve, partnerëve dhe kundërshtarëve se ku qëndron Uashingtoni dhe se do të mbrojë interesat e veta dhe të aleatëve të tij.

Hegseth theksoi se viti i ardhshëm shënon 50-vjetorin e marrëdhënieve zyrtare mes SHBA-së dhe ASEAN-it. Në këtë kuadër, ai propozoi hartimin e një kuadri praktik bashkëpunimi në mbrojtje, i cili do të udhëheqë bashkëpunimin mes palëve gjatë viteve të ardhshme.

Hollësitë e propozimit pritet të diskutohen vitin e ardhshëm, kur Singapori do të marrë nga Filipinet presidencën e radhës të ASEAN-it.

Sekretari amerikan tha se strategjia e Uashingtonit mbështetet në parimin “paqja përmes forcës”, duke veçuar sigurinë detare, bashkëpunimin mes forcave detare dhe operacionet e përbashkëta ushtarake si fusha kryesore të bashkëpunimit.

Ai vlerësoi gjithashtu rolin e ASEAN-it në ruajtjen e armëpushimit përgjatë kufirit mes Kamboxhias dhe Tajlandës, duke e cilësuar këtë si një shembull të bashkëpunimit efektiv rajonal.

Ministri i Mbrojtjes i Filipineve, Gilberto Teodoro Jr., mirëpriti angazhimin e vazhdueshëm amerikan në rajon.

“Ne e vlerësojmë angazhimin e qëndrueshëm të Shteteve të Bashkuara me institucionet e mbrojtjes të ASEAN-it, pasi një prani e fortë amerikane është e nevojshme për paqen dhe stabilitetin në Azinë Juglindore dhe në rajonin më të gjerë Indo-Paqësor”, deklaroi Teodoro. /Ad.Ab./ a.jor.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.