☀️
Tiranë 31°C · Kthjellët 10 September 2026
S&P 500 7,606 ▼0.39%
DOW 52,126 ▼0.49%
NASDAQ 26,145 ▼0.41%
NAFTA 100.34 ▲4.47%
ARI 4,408 ▼1.18%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1634 EUR/GBP 0.8587 EUR/CHF 0.9419 EUR/ALL 92.0706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3416 EUR/TRY 56.4313 EUR/JPY 178.70 EUR/CAD 1.6050 EUR/USD 1.1634 EUR/GBP 0.8587 EUR/CHF 0.9419 EUR/ALL 92.0706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3416 EUR/TRY 56.4313 EUR/JPY 178.70 EUR/CAD 1.6050
₿ CRYPTO
BTC $77,234 ▼ -1.78% ETH $2,440 ▼ -2.09% XRP $1.3562 ▼ -4.48% SOL $99.8000 ▼ -3.23%
S&P 500 7,606 ▼0.39 % DOW 52,126 ▼0.49 % NASDAQ 26,145 ▼0.41 % NAFTA 100.34 ▲4.47 % ARI 4,408 ▼1.18 % S&P 500 7,606 ▼0.39 % DOW 52,126 ▼0.49 % NASDAQ 26,145 ▼0.41 % NAFTA 100.34 ▲4.47 % ARI 4,408 ▼1.18 %
EUR/USD 1.1634 EUR/GBP 0.8587 EUR/CHF 0.9419 EUR/ALL 92.0706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3416 EUR/TRY 56.4313 EUR/JPY 178.70 EUR/CAD 1.6050 EUR/USD 1.1634 EUR/GBP 0.8587 EUR/CHF 0.9419 EUR/ALL 92.0706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3416 EUR/TRY 56.4313 EUR/JPY 178.70 EUR/CAD 1.6050
10 Sep 2026
Breaking
Maqedonia

Klekovski: Situata me “Ethet e Nilit” po qetësohet, gjashtë pacientë të shtruar në spital

Situata me ethet e Nilit Perëndimor në vend po tregon shenja qetësimi, vlerëson ministri i Shëndetësisë, Sasho Klekovski.

“Konsideroj se epidemia po qetësohet, sepse gjatë dy javëve të fundit kemi nga dy raste të reja. Pra, këtë javë, pas publikimit të raportit të Institutit të Shëndetit Publik, të hënën do të kemi dy raste të reja të dyshuara. Se situata po qetësohet, tregon edhe fakti se aktualisht në Klinikën për Sëmundje Infektive kemi gjashtë persona të hospitalizuar”, tha Klekovski.

Klekovski theksoi se ulja e rasteve të reja nuk mund të lidhet drejtpërdrejt me ftohjen e motit, pasi simptomat shfaqen 3 deri në 14 ditë pas ekspozimit ndaj virusit. Megjithatë, ai paralajmëron se nuk mund të përcaktohen modele plotësisht të parashikueshme. Në këtë drejtim, janë zbuluar edhe tre korba të ngordhur me virus, dy në Karposh dhe një në Resnjë.

Gjatë dy javëve të fundit janë regjistruar nga dy raste të reja, ndërsa në Klinikën Infektive aktualisht janë të shtruar gjashtë pacientë, dy prej të cilëve në gjendje më të rëndë.

“Dy pacientë të hospitalizuar për një periudhë më të gjatë kanë pasqyrë klinike më të rëndë. Ata janë të intubuar dhe janë në mbështetje respiratore. Katër pacientët e tjerë janë në gjendje stabile dhe po trajtohen në Repartin për neuroinfeksione. Dy prej tyre konsiderohen si raste të dyshuara, pasi janë raste më të reja, ndërsa te dy pacientët e tjerë procesi i shërimit është drejt përfundimit dhe pritet që së shpejti të lëshohen nga spitali”, u shpreh Fadil Cana, drejtor i Klinikës Infektive.

Përndryshe, deri më 8 shtator, në Maqedoninë e Veriut janë regjistruar 58 raste të etheve të Nilit Perëndimor, prej të cilave 54 janë konfirmuar, ndërsa katër konsiderohen të mundshme. Sipas raportit të Institutit të Shëndetit Publik, tetë persona kanë humbur jetën, të gjithë nga Shkupi dhe meshkuj, me moshë mesatare 71,9 vjeç.

Nga gjithsej 58 të prekurit, 46 janë meshkuj dhe 12 femra. Shumica, 55 raste, janë nga Shkupi, ndërsa raste janë regjistruar edhe në Veles, Kumanovë dhe Shën Nikollë. 47 pacientë janë mbi 60 vjeç, ndërsa aktualisht pesë persona vazhdojnë të trajtohen në spital.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.