☀️
Tiranë 20°C · Kthjellët 01 Tetor 2026
S&P 500 7,652 ▼0.25%
DOW 50,906 ▼0.86%
NASDAQ 26,861 ▲0.24%
NAFTA 90.49 ▲0.08%
ARI 4,211 ▲0.58%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1340 EUR/GBP 0.8547 EUR/CHF 0.9469 EUR/ALL 92.0731 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5251 EUR/TRY 55.6258 EUR/JPY 178.36 EUR/CAD 1.6116 EUR/USD 1.1340 EUR/GBP 0.8547 EUR/CHF 0.9469 EUR/ALL 92.0731 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5251 EUR/TRY 55.6258 EUR/JPY 178.36 EUR/CAD 1.6116
₿ CRYPTO
BTC $84,130 ▲ +1.4% ETH $2,715 ▲ +2.06% XRP $1.5060 ▲ +0.98% SOL $119.2800 ▲ +1.07%
S&P 500 7,652 ▼0.25 % DOW 50,906 ▼0.86 % NASDAQ 26,861 ▲0.24 % NAFTA 90.49 ▲0.08 % ARI 4,211 ▲0.58 % S&P 500 7,652 ▼0.25 % DOW 50,906 ▼0.86 % NASDAQ 26,861 ▲0.24 % NAFTA 90.49 ▲0.08 % ARI 4,211 ▲0.58 %
EUR/USD 1.1340 EUR/GBP 0.8547 EUR/CHF 0.9469 EUR/ALL 92.0731 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5251 EUR/TRY 55.6258 EUR/JPY 178.36 EUR/CAD 1.6116 EUR/USD 1.1340 EUR/GBP 0.8547 EUR/CHF 0.9469 EUR/ALL 92.0731 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5251 EUR/TRY 55.6258 EUR/JPY 178.36 EUR/CAD 1.6116
01 Tet 2026
Breaking
Bota

KLIMË – Tokio regjistron 35 ditë me reshje pa ndërprerje, thyhet rekordi i vitit 1886

TOKIO, 1 tetor /ATSH – ANSA – Kryeqyteti japonez, Tokio, ka përjetuar 35 ditë radhazi me reshje shiu, duke shënuar serinë më të gjatë të ditëve me reshje që nga fillimi i regjistrimeve meteorologjike në vitin 1886.

Sipas Agjencisë Meteorologjike të Japonisë (JMA), rekordi i ri ka kaluar atë të vitit 2019, kur në Tokio u regjistruan 33 ditë radhazi me reshje.

Reshjet nisën në fund të gushtit dhe u intensifikuan gjatë shtatorit. Të dhënat nga stacioni meteorologjik në lagjen Chiyoda tregojnë se vetëm gjatë muajit shtator janë regjistruar 629 milimetra reshje, rreth tre herë më shumë se niveli mesatar për këtë periudhë të vitit.

Megjithatë, kjo nuk do të thotë se ka pasur shi të pandërprerë gjatë gjithë 35 ditëve. Sipas kriterit të JMA-së, një ditë konsiderohet me reshje edhe kur sasia e shiut është shumë e vogël. Në 10 nga këto ditë janë regjistruar më pak se 0.5 milimetra reshje.

Dy tajfunë kanë sjellë veçanërisht reshje të dendura. Tajfuni Krovanh, më 6 dhe 7 shtator, solli mbi 150 milimetra shi, ndërsa Dujuan, më 21 shtator, solli rreth 156 milimetra.

Sipas ekspertëve meteorologjikë, seri kaq të gjata me reshje janë më të zakonshme në Japoni gjatë sezonit të shirave, në qershor dhe korrik, ndërsa situata e këtij viti është e pazakontë për këtë periudhë.

Ndër faktorët që lidhen me kushtet e pazakonta atmosferike është edhe El Niño, fenomen që mund të ndikojë në modelet e reshjeve dhe të rrisë rrezikun për reshje ekstreme, përmbytje dhe rrëshqitje dheu në disa pjesë të botës.

Moti i pazakontë ka ndikuar edhe në jetën e përditshme në Tokio. Banorë dhe turistë të shumtë kanë publikuar video në rrjetet sociale, duke treguar vështirësitë e shkaktuara nga reshjet. Gjatë muajit të fundit, kryeqyteti japonez ka pasur më pak se 50 orë me diell.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.