☀️
Tiranë 20°C · Kthjellët 10 September 2026
S&P 500 7,636 ▼0.48%
DOW 52,381 ▼0.77%
NASDAQ 26,253 ▼0.64%
NAFTA 97.07 ▲1.06%
ARI 4,438 ▼0.51%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1624 EUR/GBP 0.8583 EUR/CHF 0.9412 EUR/ALL 92.1457 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3355 EUR/TRY 56.3514 EUR/JPY 178.81 EUR/CAD 1.6024 EUR/USD 1.1624 EUR/GBP 0.8583 EUR/CHF 0.9412 EUR/ALL 92.1457 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3355 EUR/TRY 56.3514 EUR/JPY 178.81 EUR/CAD 1.6024
₿ CRYPTO
BTC $78,350 ▼ -0.29% ETH $2,469 ▼ -0.81% XRP $1.3955 ▼ -1.75% SOL $101.5800 ▼ -2.02%
S&P 500 7,636 ▼0.48 % DOW 52,381 ▼0.77 % NASDAQ 26,253 ▼0.64 % NAFTA 97.07 ▲1.06 % ARI 4,438 ▼0.51 % S&P 500 7,636 ▼0.48 % DOW 52,381 ▼0.77 % NASDAQ 26,253 ▼0.64 % NAFTA 97.07 ▲1.06 % ARI 4,438 ▼0.51 %
EUR/USD 1.1624 EUR/GBP 0.8583 EUR/CHF 0.9412 EUR/ALL 92.1457 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3355 EUR/TRY 56.3514 EUR/JPY 178.81 EUR/CAD 1.6024 EUR/USD 1.1624 EUR/GBP 0.8583 EUR/CHF 0.9412 EUR/ALL 92.1457 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3355 EUR/TRY 56.3514 EUR/JPY 178.81 EUR/CAD 1.6024
10 Sep 2026
Breaking
Kronika

KLP pranon kërkesën e ILD, masë disiplinore “vërejtje publike” për prokuroren e Korçës

Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka pranuar kërkesën e Inspektorit të Lartë të Drejtësisë për caktimin e masës disiplinore “vërejtje publike” ndaj prokurores Anjeza Kalanxhi, pranë Prokurorisë së Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë.

Sipas njoftimit zyrtar të ILD-së, masa disiplinore është kërkuar për shkelje të dispozitave që rregullojnë organizimin dhe funksionimin e prokurorisë, si edhe për shkelje të rregullave të konfidencialitetit dhe ndalimit të përhapjes së informacionit që lidhet me një hetim në zhvillim ose të përfunduar.

Procedimi disiplinor erdhi pas rishqyrtimit të një vendimi të mëparshëm të KLP-së, të datës 2 tetor 2025, me të cilin ishte rrëzuar kërkesa e ILD-së për masë disiplinore ndaj prokurores. Pas ankimit të bërë nga Inspektori i Lartë i Drejtësisë, Gjykata Administrative e Apelit pranoi padinë dhe urdhëroi KLP-në që të shqyrtonte sërish çështjen.

Nga raporti hetimor i ILD-së rezulton se prokurorja A.K. ka nënshkruar shkresa pa pasur kompetencën përkatëse dhe ka nxjerrë e u ka dërguar personave të tretë kopje të akteve që ishin pjesë e dosjes së një çështjeje ende në hetim.

Sipas ILD-së, këto veprime kanë anashkaluar autoritetin e drejtuesit të prokurorisë, kanë cenuar imazhin institucional të organit të akuzës dhe kanë krijuar rrezik për mbarëvajtjen e hetimit. Në raport theksohet gjithashtu se publikimi i akteve procedurale mund të ndikojë negativisht në besimin e publikut, pasi prokuroria duhet të veprojë në përputhje me ligjin dhe jo mbi bazën e vullnetit individual të magjistratit.

Gjatë rishqyrtimit të çështjes, ILD kërkoi sërish vendosjen e masës disiplinore “vërejtje publike” për shkeljet e parashikuara në nenin 102, pika 1, shkronjat “g” dhe “j” të ligjit nr. 96/2016 “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, kërkesë që u pranua nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë.

Me vendimin e marrë në seancën e sotme, KLP vendosi caktimin e masës disiplinore “vërejtje publike” ndaj prokurores A.K. të Prokurorisë së Korçës.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.