☀️
Tiranë 32°C · Kthjellët 28 August 2026
S&P 500 7,717 ▼0.18%
DOW 53,577 ▲0.01%
NASDAQ 26,434 ▼0.4%
NAFTA 83.07 ▼0.55%
ARI 4,534 ▼2.79%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1651 EUR/GBP 0.8572 EUR/CHF 0.9372 EUR/ALL 92.2362 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3412 EUR/TRY 56.1245 EUR/JPY 185.65 EUR/CAD 1.6141 EUR/USD 1.1651 EUR/GBP 0.8572 EUR/CHF 0.9372 EUR/ALL 92.2362 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3412 EUR/TRY 56.1245 EUR/JPY 185.65 EUR/CAD 1.6141
₿ CRYPTO
BTC $77,905 ▼ -3.13% ETH $2,442 ▼ -3.35% XRP $1.3990 ▼ -4.93% SOL $105.4000 ▼ -2.93%
S&P 500 7,717 ▼0.18 % DOW 53,577 ▲0.01 % NASDAQ 26,434 ▼0.4 % NAFTA 83.07 ▼0.55 % ARI 4,534 ▼2.79 % S&P 500 7,717 ▼0.18 % DOW 53,577 ▲0.01 % NASDAQ 26,434 ▼0.4 % NAFTA 83.07 ▼0.55 % ARI 4,534 ▼2.79 %
EUR/USD 1.1651 EUR/GBP 0.8572 EUR/CHF 0.9372 EUR/ALL 92.2362 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3412 EUR/TRY 56.1245 EUR/JPY 185.65 EUR/CAD 1.6141 EUR/USD 1.1651 EUR/GBP 0.8572 EUR/CHF 0.9372 EUR/ALL 92.2362 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3412 EUR/TRY 56.1245 EUR/JPY 185.65 EUR/CAD 1.6141
28 Aug 2026
Breaking
Maqedonia

Kodi Zgjedhor mbetet i bllokuar, afati skadon të mërkurën

Partia politike “E Majta” reagoi ndaj vendimit të Lidhjes Socialdemokrate të Maqedonisë që të mos marrë pjesë në takimin koordinues të partive opozitare, të cilin “E Majta” e njoftoi se do ta iniciojë me qëllim harmonizimin e një qëndrimi të përbashkët lidhur me ndryshimet në Kodin Zgjedhor. Nga “E Majta” sulmuan LSDM-në duke e akuzuar se po refuzon koordinimin e opozitës rreth reformës zgjedhore vetëm për interes vetjak.

“Është veçanërisht simptomatike që partia e cila për vite pretendonte se mbështet një njësi të vetme zgjedhore, sot refuzon madje edhe të ulet në tryezë për të biseduar për një reformë të tillë. Nëse ende janë për një njësi të vetme zgjedhore, atëherë çfarë i pengon të marrin pjesë në bisedat? Nëse nuk janë më, le të kenë dinjitetin t’ua thonë këtë anëtarësisë së tyre”, thonë nga “E Majta”.

Edhe deputeti i OBRM-PDUKM-së Bojan Stojanoski akuzoi opozitën se nuk dëshiron Kod të ri Zgjedhor, por bllokadë. Ai tha se pas katër muajsh negociata, opozita po kërkon sërish debate ekspertize, shenjë e qartë, sipas tij, se ka marrëveshje mes partive opozitare për të mos pranuar ligjet.

“U negociua me muaj, mbi 4 muaj, dhe pastaj kur duhej të paraqitej ligji, u tërhoqën — gjë që drejtpërdrejt na çon në përfundimin se thjesht opozita nuk ka interes që ky ligj të miratohet dhe të përmbushim “benchmarkun” e fundit që e kemi si kusht nga agjenda reformuese”, tha Bojan Stojanoski nga OBRM-PDUKM.

Nga LSDM-ja u përgjigjen duke pyetur: nëse OBRM-PDUKM është kaq e fortë, pse insiston në votim të pakontrolluar të diasporës?“Këta “patriotë të mëdhenj” me shtetësi bullgare, pasaporta evropiane dhe firma në Bullgari, tani janë të shqetësuar për fatin e tyre. Jo për të ardhmen e Maqedonisë, por për përgjegjësinë e tyre vetjake. Prandaj duan t’i manipulojnë zgjedhjet e ardhshme, për të shtyrë drejtësinë që vjen në mënyrë të pashmangshme. Populli nuk është naiv. Gënjeshtra, manipulime dhe grabitje zgjedhore nuk kalojnë më”, thonë nga LSDM.

Deputetja e BDI-së Arbana Pasholli tha se nuk kanë pranuar ndonjë ftesë për takim, por theksoi se BDI gjithmonë është për dialog institucional. Qëndrimet e partive shqiptare janë se diaspora duhet të votojë. Ndryshe afati për ndryshimin e kodit zgjedhor sipas agjendës reformuese është deri të mërkurën.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.