🌧️
Tiranë 15°C · Shi i lehtë 08 Nëntor 2026
S&P 500 7,377 ▲0.31%
DOW 51,286 ▼0.46%
NASDAQ 24,579 ▲1.09%
NAFTA 90.83 ▲0.34%
ARI 4,075 ▼0.94%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1163 EUR/GBP 0.8344 EUR/CHF 0.9146 EUR/ALL 90.9695 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5975 EUR/TRY 55.9549 EUR/JPY 176.70 EUR/CAD 1.5724 EUR/USD 1.1163 EUR/GBP 0.8344 EUR/CHF 0.9146 EUR/ALL 90.9695 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5975 EUR/TRY 55.9549 EUR/JPY 176.70 EUR/CAD 1.5724
₿ CRYPTO
BTC $75,937 ▲ +0% ETH $2,237 ▼ -0.41% XRP $1.1602 ▼ -0.43% SOL $89.2100 ▼ -0.85%
S&P 500 7,377 ▲0.31 % DOW 51,286 ▼0.46 % NASDAQ 24,579 ▲1.09 % NAFTA 90.83 ▲0.34 % ARI 4,075 ▼0.94 % S&P 500 7,377 ▲0.31 % DOW 51,286 ▼0.46 % NASDAQ 24,579 ▲1.09 % NAFTA 90.83 ▲0.34 % ARI 4,075 ▼0.94 %
EUR/USD 1.1163 EUR/GBP 0.8344 EUR/CHF 0.9146 EUR/ALL 90.9695 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5975 EUR/TRY 55.9549 EUR/JPY 176.70 EUR/CAD 1.5724 EUR/USD 1.1163 EUR/GBP 0.8344 EUR/CHF 0.9146 EUR/ALL 90.9695 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5975 EUR/TRY 55.9549 EUR/JPY 176.70 EUR/CAD 1.5724
08 Nën 2026
Breaking
Bota

KOMENT – Temperaturat rekord tronditin Evropën, nga Italia në Ballkan rritet rreziku i zjarreve

– Evropa është përfshirë nga një valë ekstreme e të nxehtit, me temperatura që kanë kaluar 40 gradë Celsius, ndërsa disa vende po përballen me rekorde historike, zjarre dhe probleme në sektorin e energjisë, transportit dhe turizmit, sipas AP.

Vapa e pazakontë ka detyruar disa qeveri të marrin masa emergjente, ndërsa ekspertët paralajmërojnë se fenomene të tilla po bëhen më të shpeshta dhe më intensive si pasojë e ndryshimeve klimatike.

Italia në alarm maksimal

Italia vendosi dje alarmin e kuq për të nxehtin, në të 27 qytetet që monitorohen nga sistemi kombëtar i shëndetit.

Kjo është hera e parë, këtë vit, që i gjithë vendi aktivizon nivelin më të lartë të rrezikut njëkohësisht.

Alarmi prek qytete nga Trieste në veri deri në Palermo në Siçili dhe konsiderohet rrezik për të gjithë popullsinë, jo vetëm për të moshuarit apo personat me probleme shëndetësore.

Autoritetet u kanë kërkuar qytetarëve dhe turistëve: të shmangin diellin në orët më të nxehta, të qëndrojnë në ambiente të freskëta dhe të konsumojnë shumë ujë.

Në Romë janë vendosur pajisje që krijojnë mjegull uji, pranë monumenteve si Koloseu, ndërsa është hapur edhe një “plazh urban” falas pranë lumit Tiber për të freskuar banorët.

Rekorde temperaturash në Austri dhe Sllovaki

Austria shënoi temperaturën më të lartë të regjistruar ndonjëherë: 41,2°C në zonën Bad Deutsch-Altenburg.

Sllovakia theu rekordin kombëtar me 42,2°C.

Thatësira ka shkaktuar probleme edhe në prodhimin e energjisë.

Në Sllovaki, niveli i ulët i lumit Danub detyroi hidrocentralin më të madh të vendit të reduktojë ndjeshëm punën.

Hungaria kufizon përdorimin e energjisë

Në Hungari, thatësira dhe niveli rekord i ulët i Danubit kanë prekur edhe centralin e vetëm bërthamor të vendit, i cili përdor ujin e lumit për ftohje.

Qeveria ka kërkuar uljen e konsumit të energjisë, sidomos në orët e pikut, ndërsa disa kompani të mëdha kanë njoftuar reduktime të përdorimit të energjisë.

Gjermania shqetësohet për lumenjtë

Në Gjermani, niveli i ulët i lumenjve, përfshirë Rajnin, po krijon probleme për transportin e mallrave dhe industrinë.

Zjarre në Francë dhe Ballkan

Në Francën juglindore, zjarrfikësit vazhdojnë luftën me një zjarr të madh, që ka djegur mbi 60 kilometra katrorë tokë, ndërsa rreziku për zjarre të reja mbetet i lartë.

Edhe Ballkani po përballet me temperatura pranë 40°C, thatësirë dhe zjarre.

Në Serbi, zjarrfikësit po luftojnë disa vatra zjarri në pyje.

Në Kroaci, turistët në Dubrovnik po shmangin orët më të nxehta për shkak të temperaturave ekstreme. /

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.