☁️
Tiranë 18°C · Vranët 31 Tetor 2026
S&P 500 7,580 ▼1.82%
DOW 51,770 ▼1.09%
NASDAQ 25,437 ▼2.86%
NAFTA 104.12 ▲2.08%
ARI 3,899 ▼3.29%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9205 EUR/ALL 90.8112 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5371 EUR/TRY 55.7526 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5585 EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9205 EUR/ALL 90.8112 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5371 EUR/TRY 55.7526 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5585
₿ CRYPTO
BTC $77,477 ▲ +0.38% ETH $2,249 ▲ +0.58% XRP $1.2501 ▲ +0.76% SOL $95.8400 ▲ +1.39%
S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 104.12 ▲2.08 % ARI 3,899 ▼3.29 % S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 104.12 ▲2.08 % ARI 3,899 ▼3.29 %
EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9205 EUR/ALL 90.8112 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5371 EUR/TRY 55.7526 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5585 EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9205 EUR/ALL 90.8112 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5371 EUR/TRY 55.7526 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5585
31 Tet 2026
Breaking
Politika

Komente negative edhe për Kalanë e Rozafës, Rama: Çfarë keni o patriotë apo ta shkatërrojmë sa të mundemi turizmin? Prokuroria të veprojë

Kryeministri Edi Rama ka publikuar një video në rrjetet sociale, ku denoncon komentet negative të lëna në platformat online, të cilat tashmë kanë në shënjestër jo vetëm bizneset, por edhe monumentet e trashëgimisë kulturore, si Kalaja e Rozafës.

Kreu i qeverisë i ka bërë thirrje Prokurorisë të ndërhyjë ndaj personave që, sipas tij, dëmtojnë imazhin e vendit përmes komenteve denigruese në internet.

“Po me Kalanë e Rozafës çfarë keni o patriota apo ta shkatërrojmë sa të mundemi turizmin, se duhet t’i përzemë të huajt dhe të kthehemi tek koha kur hanim njëri-tjetrin ëëë?! Uroj që prokuroria të veprojë një orë e më parë me këta dhunues të pronës publike e private dhe shantazhues të qytetarëve të këtij vendi”, shkruan Rama.

Prej disa javësh, qeveria ka denoncuar një fushatë të organizuar që, sipas saj, synon të dëmtojë imazhin e bizneseve dhe turizmit në Shqipëri. Kryeministri Edi Rama ka akuzuar grupe të caktuara se publikojnë komente denigruese dhe vlerësime të rreme për biznese në fushën e turizmit, ndërsa po ashtu edhe Policia e Shtetit ka nisur një hetim.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.