☁️
Tiranë 19°C · Vranët 19 Nëntor 2026
S&P 500 7,324 ▼0.23%
DOW 50,198 ▼1.11%
NASDAQ 24,430 ▲0.42%
NAFTA 82.27 ▼0.05%
ARI 3,733 ▼0.25%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.0974 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.2860 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6249 EUR/TRY 55.3919 EUR/JPY 174.89 EUR/CAD 1.5717 EUR/USD 1.0974 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.2860 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6249 EUR/TRY 55.3919 EUR/JPY 174.89 EUR/CAD 1.5717
₿ CRYPTO
BTC $63,872 ▼ -1.17% ETH $1,807 ▼ -0.35% XRP $0.9867 ▼ -1.31% SOL $74.5700 ▼ -0.83%
S&P 500 7,324 ▼0.23 % DOW 50,198 ▼1.11 % NASDAQ 24,430 ▲0.42 % NAFTA 82.27 ▼0.05 % ARI 3,733 ▼0.25 % S&P 500 7,324 ▼0.23 % DOW 50,198 ▼1.11 % NASDAQ 24,430 ▲0.42 % NAFTA 82.27 ▼0.05 % ARI 3,733 ▼0.25 %
EUR/USD 1.0974 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.2860 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6249 EUR/TRY 55.3919 EUR/JPY 174.89 EUR/CAD 1.5717 EUR/USD 1.0974 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.2860 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6249 EUR/TRY 55.3919 EUR/JPY 174.89 EUR/CAD 1.5717
19 Nën 2026
Breaking
Kosova

KOMF dhe Rrjeti i Grave të Kosovës protestojnë për rritjen e buxhetit për shërbimet sociale

Koalicioni i OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve (KOMF) dhe Rrjeti i Grave të Kosovës kanë marrë pjesë në protestën e organizuar kundër ndarjeve aktuale buxhetore për shërbimet sociale, të cilat, sipas tyre, nuk reflektojnë nevojat reale të këtij sektori.

KOMF, që përfaqëson 35 organizata anëtare, dhe Rrjeti i Grave të Kosovës, me 108 organizata anëtare, kanë kërkuar rritjen e financimit për shërbimet sociale, me qëllim të garantimit të vazhdimësisë, qëndrueshmërisë dhe cilësisë së tyre.

Drejtoresha ekzekutive në KOMF, Donjeta Kelmendi ka thënë se organizatat kanë bërë thirrje për më shumë mbështetje institucionale, duke theksuar rëndësinë e këtyre shërbimeve për fëmijët, gratë, familjet dhe grupet e tjera në nevojë.

“Përmes kësaj proteste, kërkojmë rritjen e buxhetit për shërbime sociale, si domosdoshmëri për garantimin e vazhdimësisë, qëndrueshmërisë dhe cilësisë së shërbimeve për fëmijët, gratë, familjet dhe grupet e tjera në nevojë. Kjo kërkesë u drejtohet 120 deputetëve të Kuvendit të Republikës së Kosovës, duke kërkuar angazhimin dhe mbështetjen e tyre për sigurimin e financimit të mjaftueshëm dhe të qëndrueshëm për shërbimet sociale në kuadër të Buxhetit të vitit 2027”, ka thënë ajo.

Organizatat pjesëmarrëse vlerësojnë se rritja e buxhetit për këtë sektor është e domosdoshme për të siguruar që qytetarët në nevojë të vazhdojnë të kenë qasje në shërbime cilësore dhe të qëndrueshme. /Telegrafi/

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.