☁️
Tiranë 19°C · Vranët 12 Tetor 2026
S&P 500 7,815 ▲0.04%
DOW 51,879 ▲0.43%
NASDAQ 27,304 ▼0.23%
NAFTA 93.78 ▲2.1%
ARI 4,189 ▼0.64%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1203 EUR/GBP 0.8465 EUR/CHF 0.9302 EUR/ALL 91.6300 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3810 EUR/TRY 55.2664 EUR/JPY 177.25 EUR/CAD 1.5970 EUR/USD 1.1203 EUR/GBP 0.8465 EUR/CHF 0.9302 EUR/ALL 91.6300 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3810 EUR/TRY 55.2664 EUR/JPY 177.25 EUR/CAD 1.5970
₿ CRYPTO
BTC $82,900 ▼ -1.15% ETH $2,532 ▼ -0.08% XRP $1.3813 ▼ -2.7% SOL $109.0300 ▼ -2.48%
S&P 500 7,815 ▲0.04 % DOW 51,879 ▲0.43 % NASDAQ 27,304 ▼0.23 % NAFTA 93.78 ▲2.1 % ARI 4,189 ▼0.64 % S&P 500 7,815 ▲0.04 % DOW 51,879 ▲0.43 % NASDAQ 27,304 ▼0.23 % NAFTA 93.78 ▲2.1 % ARI 4,189 ▼0.64 %
EUR/USD 1.1203 EUR/GBP 0.8465 EUR/CHF 0.9302 EUR/ALL 91.6300 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3810 EUR/TRY 55.2664 EUR/JPY 177.25 EUR/CAD 1.5970 EUR/USD 1.1203 EUR/GBP 0.8465 EUR/CHF 0.9302 EUR/ALL 91.6300 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3810 EUR/TRY 55.2664 EUR/JPY 177.25 EUR/CAD 1.5970
12 Tet 2026
Breaking
Politika

Komisioni Europian: Vazhdojmë përpara me zgjerimin e BE me Shqipërinë, Ukrainën, Moldavinë dhe Malin e Zi!

Pas vendimit të marrë dje nga shtetet anëtare, për ditët në vijim janë planifikuar katër konferenca ndërqeveritare me Shqipërinë, Malin e Zi, Moldavinë dhe Ukrainën.

Njoftimi u bë nga Komisionerja Evropiane për Zgjerimin, Marta Kos, e cila vuri në dukje se kjo është “hera e tretë që nga qershori” që BE-ja mban katër konferenca njëkohësisht.

Nesër është edhe konferenca ndërqeveritare me Shqipërinë e BE-së, ku do nënshkruhet mbyllja e Kapitullit të 20-të dhe prezent do jetë vetë kryeministri Rama.

“Ky është një sinjal i qartë se procesi i zgjerimit po ecën përpara”, deklaroi ajo, duke theksuar rezultatet e arritura nga vendet kandidate dhe, në veçanti, “vendosmërinë e jashtëzakonshme” të Ukrainës për t’u anëtarësuar në Bashkimin Evropian.

Më tej, Kos tërhoqi vëmendjen te siguria dhe përafrimi strategjik i kandidatëve.

“Ne nuk mund t’i lejojmë vetes të mirëpresim shtete të reja anëtare që nuk e rrisin sigurinë tonë”, deklaroi ajo, duke specifikuar se “vetëm kandidatët e përafruar strategjikisht me ne do të jenë në gjendje të bashkohen me Unionin”.

Ky përafrim, shpjegoi ajo, ka të bëjë jo vetëm me Politikën e Përbashkët të Jashtme dhe të Sigurisë (CFSP), por edhe me “sanksionet, energjinë dhe infrastrukturën”. Qëllimi është të sigurohet që “anëtarët e rinj, sapo të anëtarësohen, na bëjnë më të fortë dhe jo më të dobët”.

Komisionerja rikonfirmoi “mbështetjen e saj të fuqishme për të drejtën ndërkombëtare”, duke kujtuar gjithashtu diskutimet mbi Gjykatën Ndërkombëtare Penale.

“Është thelbësore të ruhet respekti për sundimin e ligjit dhe vlerat tona, të cilat përbëjnë themelin e punës sonë, veçanërisht në procesin e zgjerimit”, tha Kos.

E drejta ndërkombëtare, theksoi ajo, është “themelore për paqen dhe sigurinë”, veçanërisht në Ballkanin Perëndimor, ku “shohim prirje nacionaliste të ringjallura”.

Në fund, Kos vuri në dukje se statusi i kandidatit të Gjeorgjisë për në BE ekziston vetëm në letër. Ajo theksoi se BE-ja është e gatshme të rifillojë bashkëpunimin me autoritetet gjeorgjiane, por kjo kërkon një ndryshim kursi nga Tbilisi.

“Ne do të donim vërtet të rifillonim bashkëpunimin me autoritetet gjeorgjiane, por ato duhet të ecin përpara”, tha Kos, duke nëvizuar se vendi po bën hapa prapa, përfshirë edhe përmes ligjeve që ka miratuar.

“Derisa të bëjnë përparim, derisa të lëvizin drejt vlerave evropiane, ne nuk do të angazhohemi në asnjë bashkëpunim”, shtoi ajo.

Sidoqoftë, Komisionerja sqaroi se ndërprerja e marrëdhënieve me autoritetet nuk do të thotë fundi i mbështetjes për popullin gjeorgjian.

“Mesazhi për popullin gjeorgjian është shumë i rëndësishëm: edhe nëse nuk bashkëpunojmë me autoritetet, ne mbetemi në kontakt me shoqërinë civile dhe mbështesim popullsinë”, deklaroi ajo, duke siguruar se BE-ja do të vazhdojë të ofrojë ndihmë në fusha të ndryshme.

“Ka ardhur koha për të filluar një dialog konstruktiv me qeverinë gjeorgjiane”, përfundoi Kos.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.