☁️
Tiranë 18°C · Vranët 12 Tetor 2026
S&P 500 7,803 ▼0.11%
DOW 51,862 ▲0.4%
NASDAQ 27,250 ▼0.42%
NAFTA 93.69 ▲2%
ARI 4,185 ▼0.74%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1203 EUR/GBP 0.8465 EUR/CHF 0.9302 EUR/ALL 91.6300 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3810 EUR/TRY 55.2664 EUR/JPY 177.25 EUR/CAD 1.5970 EUR/USD 1.1203 EUR/GBP 0.8465 EUR/CHF 0.9302 EUR/ALL 91.6300 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3810 EUR/TRY 55.2664 EUR/JPY 177.25 EUR/CAD 1.5970
₿ CRYPTO
BTC $82,600 ▼ -1.67% ETH $2,518 ▼ -1.41% XRP $1.3631 ▼ -4.26% SOL $108.3200 ▼ -3.63%
S&P 500 7,803 ▼0.11 % DOW 51,862 ▲0.4 % NASDAQ 27,250 ▼0.42 % NAFTA 93.69 ▲2 % ARI 4,185 ▼0.74 % S&P 500 7,803 ▼0.11 % DOW 51,862 ▲0.4 % NASDAQ 27,250 ▼0.42 % NAFTA 93.69 ▲2 % ARI 4,185 ▼0.74 %
EUR/USD 1.1203 EUR/GBP 0.8465 EUR/CHF 0.9302 EUR/ALL 91.6300 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3810 EUR/TRY 55.2664 EUR/JPY 177.25 EUR/CAD 1.5970 EUR/USD 1.1203 EUR/GBP 0.8465 EUR/CHF 0.9302 EUR/ALL 91.6300 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3810 EUR/TRY 55.2664 EUR/JPY 177.25 EUR/CAD 1.5970
12 Tet 2026
Breaking
Bota

FOKUS – FMN: Ekonomia globale rritet me 3%, inteligjenca artificiale bëhet motori i rritjes

GJENEVË, 12 tetor /ATSH – ANSA/ – Ekonomia botërore po përballet me pasiguri të mëdha, por rritja globale pritet të qëndrojë në nivelin 3%, e mbështetur kryesisht nga investimet masive në inteligjencën artificiale.

Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) pritet të përmirësojë parashikimet për rritjen ekonomike të vendeve evropiane, pavarësisht tensioneve gjeopolitike, krizës energjetike dhe rrezikut të rritjes së kostove të financimit.

Sipas vlerësimeve që pritet të përfshihen në parashikimet e reja të FMN-së, viti 2026 po karakterizohet nga një qëndrueshmëri e ekonomisë botërore, megjithëse perspektiva mbetet e pasigurt.

Lufta në Ukrainë, kriza në Ngushticën e Hormuzit dhe rritja e çmimeve të energjisë përbëjnë faktorë që mund të rëndojnë ekonominë globale.

Drejtoresha e Përgjithshme e FMN-së, Kristalina Georgieva, e cila pret këtë vit takimet vjetore të institucionit në Tajlandë, ka paralajmëruar se “dimri po vjen”, duke iu referuar sfidave ekonomike që mund të shfaqen në periudhën e ardhshme.

Sipas Georgievës, ekonomia botërore po tërhiqet në dy drejtime të kundërta: nga njëra anë, po përballet me një goditje negative të ofertës së energjisë, ndërsa nga ana tjetër po përfiton nga një rritje e kërkesës e nxitur nga inteligjenca artificiale.

Rritja e çmimeve të energjisë dhe borxhi publik kufizojnë mundësitë e ndërhyrjes

Tregjet financiare po reagojnë ndaj rrezikut që rritja e çmimeve të energjisë të shkaktojë një valë të re inflacioni.

Në këto kushte, bankat qendrore mund të detyrohen të rrisin normat e interesit, duke kufizuar mundësitë për të mbështetur ekonomitë dhe për të lehtësuar barrën e vendeve me borxhe të larta.

Një tjetër problem është hapësira e kufizuar për ndërhyrje përmes politikave fiskale.

Borxhi publik në nivele rekord dhe kostot e larta të interesave po ushtrojnë presion mbi buxhetet kombëtare, ndërsa diferencat e interesave të obligacioneve shtetërore, të njohura si spread, pasqyrojnë shqetësimet e tregjeve për qëndrueshmërinë financiare.

Për këtë arsye, FMN-ja pritet t’u kërkojë vendeve të tregojnë kujdes me shpenzimet publike dhe të ruajnë qëndrueshmërinë e financave të tyre.

Inteligjenca artificiale, një faktor vendimtar për ekonominë botërore

Pavarësisht këtyre rreziqeve, investimet në inteligjencën artificiale po japin një kontribut të rëndësishëm në aktivitetin ekonomik. Në Shtetet e Bashkuara, investimet e mëdha në qendrat e të dhënave po mbështesin rritjen, megjithëse financimi i tyre përmes borxhit ka ndikuar edhe në tregun e obligacioneve amerikane, duke ushtruar presion mbi rendimentet e tyre.

Edhe Evropa po përfiton nga zhvillimi i kësaj teknologjie, ndonëse nuk ka të njëjtin kapacitet me SHBA-në në krijimin e modeleve më të avancuara të inteligjencës artificiale

Kontinenti evropian mbetet i integruar në zinxhirët globalë të furnizimit dhe në aktivitetet ekonomike që lidhen me këtë sektor.

“Inteligjenca artificiale mund të pëlqehet ose jo, mund të ngjallë frikë, por ajo është këtu dhe po bëhet me shpejtësi një faktor thelbësor për fatin ekonomik të një vendi në ekonominë botërore”, ka deklaruar Georgieva.

Ndikimi i kësaj teknologjie në ekonomi dhe në tregun e punës pritet të jetë një nga temat kryesore të diskutimeve gjatë takimeve të FMN-së, të cilat përfundojnë më 18 tetor.

Rreth 40% e vendeve të punës mund të preken nga inteligjenca artificiale

Një nga shqetësimet kryesore lidhet me pasojat e inteligjencës artificiale në tregun e punës. Sipas paralajmërimit të Georgievës, rreth 40% e vendeve të punës mund të preken nga zhvillimi i kësaj teknologjie, në një proces që ajo e ka cilësuar si një “cunami në lëvizje të ngadaltë”.

Vendet që nuk janë të përfshira në zinxhirët e vlerës së gjysmëpërçuesve, qendrave të të dhënave dhe lëndëve të para thelbësore, si dhe ekonomitë që varen shumë nga importet e energjisë, rrezikojnë të humbasin avantazhe të rëndësishme konkurruese.

Në këtë kontekst, FMN-ja thekson rëndësinë e bashkëpunimit ndërkombëtar dhe të politikave që u mundësojnë vendeve të përballojnë ndryshimet teknologjike dhe ekonomike.

Takimet e këtij viti zhvillohen në një klimë të tensionuar për institucionet shumëpalëshe, ku politikat e presidentit amerikan Donald Trump përbëjnë një faktor të rëndësishëm pasigurie për rendin ekonomik ndërkombëtar..

Megjithëse ekonomia globale po tregon qëndrueshmëri përballë goditjeve të njëpasnjëshme, FMN-ja paralajmëron se kjo prirje nuk garanton siguri afatgjatë, veçanërisht në kushtet e krizës energjetike, borxhit të lartë publik dhe transformimeve të shpejta që po sjell inteligjenca artificiale.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.