☁️
Tiranë 20°C · Vranët 12 Tetor 2026
S&P 500 7,812 ▲0.59%
DOW 51,655 ▲0.83%
NASDAQ 27,366 ▲0.64%
NAFTA 92.68 ▲0.9%
ARI 4,198 ▼0.44%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1203 EUR/GBP 0.8465 EUR/CHF 0.9302 EUR/ALL 91.6300 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3810 EUR/TRY 55.2664 EUR/JPY 177.25 EUR/CAD 1.5970 EUR/USD 1.1203 EUR/GBP 0.8465 EUR/CHF 0.9302 EUR/ALL 91.6300 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3810 EUR/TRY 55.2664 EUR/JPY 177.25 EUR/CAD 1.5970
₿ CRYPTO
BTC $83,481 ▲ +0.54% ETH $2,556 ▲ +2.17% XRP $1.4034 ▲ +0.72% SOL $111.5200 ▲ +1.83%
S&P 500 7,812 ▲0.59 % DOW 51,655 ▲0.83 % NASDAQ 27,366 ▲0.64 % NAFTA 92.68 ▲0.9 % ARI 4,198 ▼0.44 % S&P 500 7,812 ▲0.59 % DOW 51,655 ▲0.83 % NASDAQ 27,366 ▲0.64 % NAFTA 92.68 ▲0.9 % ARI 4,198 ▼0.44 %
EUR/USD 1.1203 EUR/GBP 0.8465 EUR/CHF 0.9302 EUR/ALL 91.6300 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3810 EUR/TRY 55.2664 EUR/JPY 177.25 EUR/CAD 1.5970 EUR/USD 1.1203 EUR/GBP 0.8465 EUR/CHF 0.9302 EUR/ALL 91.6300 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3810 EUR/TRY 55.2664 EUR/JPY 177.25 EUR/CAD 1.5970
12 Tet 2026
Breaking
Politika

Komisioni i Etikës përjashton me 60 ditë Bardhin dhe Balliun, demokratët: Do ankimojmë vendimin

Komisioni i Etikës ka vendosur përjashtimin për 60 ditë nga punimet e Kuvendit të deputetëve të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi dhe Klevis Balliu. Vendimi vjen pas incidenteve të regjistruara gjatë seancës plenare të 8 tetorit, ndërsa demokratët e kanë kundërshtuar ashpër masën, duke paralajmëruar se do ta ankimojnë atë. Sipas kërkesës së Partisë Socialiste, Gazment Bardhi akuzohet se ka përdorur gjuhë fyese dhe ka qëlluar me shishe uji në drejtim të përfaqësuesve të mazhorancës, ndërsa Klevis Balliu se ka hedhur vezë dhe ka përdorur një pajisje zhurmuese në sallën e Kuvendit.

Pas vendimit, deputeti i PD-së, Klevis Balliu, e cilësoi masën të padrejtë, duke pretenduar se gjatë përplasjes në Kuvend, shishja e parë është hedhur nga pala socialiste në drejtim të Gazment Bardhit.

“Godasin debatin në Parlament, reagimi ynë është i drejtë pasi sulmohemi. Shishja e parë vjen nga pala e grupit të PS-së, që godasin z. Bardhi, dhe është video publike. Shishja e parë lëshohet nga PS-ja. Nuk ka asnjë nga PS-ja që të merret masë ndaj tij”, deklaroi Balliu për mediat.

Ai e konsideroi të tepruar përjashtimin për dy muaj nga punimet parlamentare dhe akuzoi mazhorancën se po përdor standarde të dyfishta ndaj opozitës.

“Në cilin vend të botës ndodh që të përjashtohet një deputet dy muaj? Këtu nuk ka as deputetë, as ministra, këtu është Edi Rama”, u shpreh deputeti demokrat.

Balliu kundërshtoi gjithashtu klasifikimin e hedhjes së vezëve si përdorim i lëndëve piroteknike, duke e cilësuar këtë interpretim të papranueshëm. Ai bëri të ditur se vendimi do të ankimohet, ndërsa pretendoi se në procese të mëparshme gjyqësore lidhur me çështje të ngjashme, pala e tij ka fituar.

Edhe deputeti demokrat Saimir Korreshi kundërshtoi vendimin e Komisionit të Etikës, duke argumentuar se masa prej 60 ditësh nuk mbështetet në Rregulloren e Kuvendit.

“Nga ana ligjore, çdo veprim që mund të pretendohet nga ana e kolegëve deputetë që kanë bërë kërkesën është i gabuar. S’mund të shkohej te 60-ditëshi. Këta u dënuan 60 ditë pa Rregullore. Po ata të sekretariatit që japin dënim jashtë Rregullores, sa duhet të dënohen?”, deklaroi Korreshi teksa e cilësoi vendimin shkelje të rëndë të Rregullores së Parlamentit.

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.