☁️
Tiranë 16°C · Vranët 10 Nëntor 2026
S&P 500 7,488 ▼0.82%
DOW 52,041 ▼0.67%
NASDAQ 24,942 ▼1.23%
NAFTA 86.63 ▼0.25%
ARI 4,027 ▼2.12%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1205 EUR/GBP 0.8347 EUR/CHF 0.9188 EUR/ALL 90.9298 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6387 EUR/TRY 56.2656 EUR/JPY 177.07 EUR/CAD 1.5819 EUR/USD 1.1205 EUR/GBP 0.8347 EUR/CHF 0.9188 EUR/ALL 90.9298 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6387 EUR/TRY 56.2656 EUR/JPY 177.07 EUR/CAD 1.5819
₿ CRYPTO
BTC $72,971 ▼ -2.75% ETH $2,022 ▼ -5.18% XRP $1.0482 ▼ -4.7% SOL $82.0400 ▼ -5.67%
S&P 500 7,488 ▼0.82 % DOW 52,041 ▼0.67 % NASDAQ 24,942 ▼1.23 % NAFTA 86.63 ▼0.25 % ARI 4,027 ▼2.12 % S&P 500 7,488 ▼0.82 % DOW 52,041 ▼0.67 % NASDAQ 24,942 ▼1.23 % NAFTA 86.63 ▼0.25 % ARI 4,027 ▼2.12 %
EUR/USD 1.1205 EUR/GBP 0.8347 EUR/CHF 0.9188 EUR/ALL 90.9298 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6387 EUR/TRY 56.2656 EUR/JPY 177.07 EUR/CAD 1.5819 EUR/USD 1.1205 EUR/GBP 0.8347 EUR/CHF 0.9188 EUR/ALL 90.9298 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6387 EUR/TRY 56.2656 EUR/JPY 177.07 EUR/CAD 1.5819
10 Nën 2026
Breaking
Kronika

Komiteti i Ekspertëve vendos të lehtësojë masat: Ora policore zhvendoset në 23:00, hiqet maska në ambientet e jashtme

Komiteti Teknik i Ekspertëve ka vendosur lehtësimin e masave duke shtyrë nga 1 qershori orën policore në 23:00 dhe heqjen e maskave në ambientet e jashtme.
“Në 1 qershor të hiqet detyrimi për mbajtjen e barrierës mbrojtëse në ambiente të jashtme dhe të hiqet mbajta e maskës në ambiente të mbyllura.  Nga 1 qershori ora policore nga 22:00 do të kalojnë në 23:00.  Nga 15 qershori grumbullimi do lejohet 50 persona në ambientet e jashtme. Nga 1 korriku nëse situata do vijojë e kontrolluar ora policore do shtyhet në orën 24:00”, tha Rakacolli.
Më tej zv.ministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacoli shprehet se situata në vendin tonë paraqitet e kontrolluar.
“Situata është paraqitur e kontrolluar me tregues të mirë që tregojnë për kontrollin e pandemisë“, tha zv.ministrja Rakacolli.
Drejtoresha e ISHP-së, Albana Fico i kërkoi qytetarëve që të vijojnë të respektojnë rregullat. “Numri i shtrimeve spitalore vijon të mbetet i ulët. Për disa javë po bie pozitiviteti i mostrës që është nën 1%. Një ndihmesë ka qenë edhe vaksinimi. Ai po shkon me ritme të shpejta. Pandemia nuk ka përfunduar, por është e rëndësishme të mbajmë maskën, distancën, higjienën dhe të mos harrojmë që të gjithë personat që kanë shenja t’i referohen mjekut të familjes”, tha Fico.

Masat qe lehtesohen:

Nga 1 Qershori:

• hiqet detyrimi per mbajtjen e barrieres mbrojtese ne ambientet e jashtme. Do vijoje te mbetet detyrimi i mbajtjes se maskes ne ambjentet e mbyllura si dhe ne mjetet e transportit publik. Rekomandohet mbajtja e maskes kudo ku nuk mund te ruhet distancimi sociale si edhe per ata qe ende nuk kane bere dy dozat e vaksines qe konsiderohen persona ne risk.

• ora policore shtyhet ne oren 23:00 -06:00.

Klubet e nates, diskot, vijojne te mbeten te mbyllura. Muzika do lejohet deri ne oren 22:00.

Nga 15 Qershor:
• grumbullimet ne ambjentet e jashtme nga 10 persona behen 50 persona, duke respektuar rregullat e distances sociale ne zbatim te protokolleve te IShP.

Nga 1 Korriku:

• ora policore shtyhet ne oren 24.00 -06:00.

Orari per muziken nuk ndryshon, pra do mbetet ora 22:00.

• lejohen kampionatet sportive me prezence te tifozeve me kapacitete te reduktuara deri ne 30% sipas protokollit te IShP.

•lejohen aktivitetet e teatrove, shfaqeve artistike dhe kulturore, konferencave, me kapacitet te reduktuar deri ne 30% te spektatoreve apo pjesemarresve, sipas protokolleve te IShP

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.