☀️
Tiranë 22°C · Kthjellët 05 Tetor 2026
S&P 500 7,723 ▲0.73%
DOW 51,177 ▲0.49%
NASDAQ 27,191 ▲1.19%
NAFTA 90.80 ▼0.34%
ARI 4,194 ▲0.75%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1250 EUR/GBP 0.8502 EUR/CHF 0.9320 EUR/ALL 92.1508 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5209 EUR/TRY 55.3164 EUR/JPY 177.77 EUR/CAD 1.6033 EUR/USD 1.1250 EUR/GBP 0.8502 EUR/CHF 0.9320 EUR/ALL 92.1508 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5209 EUR/TRY 55.3164 EUR/JPY 177.77 EUR/CAD 1.6033
₿ CRYPTO
BTC $86,105 ▲ +1.16% ETH $2,715 ▲ +0.58% XRP $1.5133 ▲ +1.08% SOL $121.0200 ▲ +0.08%
S&P 500 7,723 ▲0.73 % DOW 51,177 ▲0.49 % NASDAQ 27,191 ▲1.19 % NAFTA 90.80 ▼0.34 % ARI 4,194 ▲0.75 % S&P 500 7,723 ▲0.73 % DOW 51,177 ▲0.49 % NASDAQ 27,191 ▲1.19 % NAFTA 90.80 ▼0.34 % ARI 4,194 ▲0.75 %
EUR/USD 1.1250 EUR/GBP 0.8502 EUR/CHF 0.9320 EUR/ALL 92.1508 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5209 EUR/TRY 55.3164 EUR/JPY 177.77 EUR/CAD 1.6033 EUR/USD 1.1250 EUR/GBP 0.8502 EUR/CHF 0.9320 EUR/ALL 92.1508 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5209 EUR/TRY 55.3164 EUR/JPY 177.77 EUR/CAD 1.6033
05 Tet 2026
Breaking
Kosova

Kompania turke SYS nënshkruan marrëveshje me Kosovën për furnizim me pajisje për 100 mjete të blinduara

Agjencia turke e lajmeve Anadoly ka bërë të ditur se është nënshkruar ndërmjet Kosovës dhe kompanisë turke SYS për furnizim me pajisje për 100 mjete të blinduara.

Kryetari i SYS, Zafer Aral, në një deklaratë për agjencinë Anadoly gjatë panairit që është organizuar në fushën e mbrojtjes në Stamboll ka deklaruar se Marrëveshja ka të bëjë me armatosjen e automjeteve të blinduara.

“Marrëveshja ka të bëjë me armatosjen e automjeteve të blinduara që Kosova aktualisht zotëron. Ne kemi topa 30×113 mm. U nënshkrua një marrëveshje për të pajisur automjetet e blinduara në Kosovë me kulla dhe topa 30×113 mm. Ne do të armatosim 100 automjete tokësore me kulla dhe topa 30×113 mm. Është një marrëveshje me vlerë mbi 50 milionë dollarë”, thotë Zafer Aral.

Ndryshe, i pranishëm në panair ishte edhe ministri i Mbrojtjes i Republikës së Kosovës, Ejup Maqedonci.

Maqedonci në një postim në Facebook kishte bërë të ditur se në kuadër të angazhimeve për forcimin e partneritetit strategjik, në margjina të SAHA EXPO 2026, ka zhvilluar një takim të rëndësishëm me Sekretarin e Industrisë së Mbrojtjes të Turqisë, Haluk Görgün.

Në këtë panair, Ministria e Mbrojtjes së Turqisë kishte prezantuar raketën e parë balistike ndërkontinentale vendase Yildirimhan.

Sistemi është zhvilluar nga qendra e kërkim-zhvillimit e Ministrisë së Mbrojtjes, ndërsa prezantimi është bërë në Panairin Ndërkombëtar të Mbrojtjes dhe Aeronautikës SAHA 2026 në Istanbul Expo Center. /Telegrafi/

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.