☀️
Tiranë 22°C · Kthjellët 10 June 2026
S&P 500 7,387 ▼0.26%
DOW 50,872 ▲0.17%
NASDAQ 25,679 ▼0.97%
NAFTA 88.23 ▲0.03%
ARI 4,209 ▼1.82%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1549 EUR/GBP 0.8633 EUR/CHF 0.9215 EUR/ALL 95.2473 EUR/MKD 61.6769 EUR/RSD 117.3822 EUR/TRY 53.2353 EUR/JPY 185.11 EUR/CAD 1.6104 EUR/USD 1.1549 EUR/GBP 0.8633 EUR/CHF 0.9215 EUR/ALL 95.2473 EUR/MKD 61.6769 EUR/RSD 117.3822 EUR/TRY 53.2353 EUR/JPY 185.11 EUR/CAD 1.6104
₿ CRYPTO
BTC $61,249 ▼ -3.41% ETH $1,625 ▼ -3.95% XRP $1.1123 ▼ -5.15% SOL $64.1300 ▼ -4.53%
S&P 500 7,387 ▼0.26 % DOW 50,872 ▲0.17 % NASDAQ 25,679 ▼0.97 % NAFTA 88.23 ▲0.03 % ARI 4,209 ▼1.82 % S&P 500 7,387 ▼0.26 % DOW 50,872 ▲0.17 % NASDAQ 25,679 ▼0.97 % NAFTA 88.23 ▲0.03 % ARI 4,209 ▼1.82 %
EUR/USD 1.1549 EUR/GBP 0.8633 EUR/CHF 0.9215 EUR/ALL 95.2473 EUR/MKD 61.6769 EUR/RSD 117.3822 EUR/TRY 53.2353 EUR/JPY 185.11 EUR/CAD 1.6104 EUR/USD 1.1549 EUR/GBP 0.8633 EUR/CHF 0.9215 EUR/ALL 95.2473 EUR/MKD 61.6769 EUR/RSD 117.3822 EUR/TRY 53.2353 EUR/JPY 185.11 EUR/CAD 1.6104
10 Jun 2026
Breaking
Ekonomia

Koncensionet, Gjiknuri: Deklaratat e Bashës kërcënojnë zhvillimin ekonomik

Deklaratat e opozitës për koncesionet e partneritetit publik-privat dhe për sekuestrim të këtyre investimeve, më e pakta janë gjobvënie, kurse më e shumta janë kërcënim për zhvillimin ekonomik të vendit.

Reagimi vjen nga ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Damian Gjiknuri i pyetur sot nga gazetarët për thirrjen e opozitës ndaj qeverisë që të tërhiqet nga projektet koncensionare apo ato me partneritet publik-privat sepse në të ardhmen, sipas kreu të opozitës, Lulzim Basha, kur opozita të vijë në pushtet, këto pasuri do të konfiskohen.

“Republika e Shqipërisë është anëtare e konventave ndërkombëtare që mbrojnë çdo lloj investimi  dhe ka ikur koha kur një parti politike, për interesa të saj politike të mund të kërcënojë biznese të cilat investojnë në këtë vend apo të mund të ndërmarrë masa të cilat janë të denja për regjimet të cilave iu ka ikur koha”, theksoi ministri Gjiknuri.

Ai e cilësoi këtë qëndrim “thjesht si manifestim i degradimit politik të Partisë Demokratike në një nivel para politik  dëshpërues”.

“Qeveria do të vazhdojë politikat e saj zhvillimore sepse zhvillimi është për shumicën e shqiptarëve, pavarësisht se kush është në pushtet”, pohoi ministri Gjiknuri, ndërsa u pyet nga media nëse qeveria do të merrte në konsideratë të rishikonte edhe njëherë këto projekte apo formulën e tyre.

“Ironikisht, unë sapo po dal nga një aktivitet që flet për nxitjen e investimeve në sektorin elektroenergjetik me pjesëmarrës edhe të vendeve të Bashkimit Europian. Ajo ç’ka duhet të them për këto deklarata është se nuk e mendoja nivelin e degradimit deri në situata para politike të një partie kryesore opozitare që pretendon të vijë në pushtet”, theksoi ministri Gjiknuri.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.