☁️
Tiranë 14°C · Vranët 07 May 2026
S&P 500 7,365 ▲1.46%
DOW 49,911 ▲1.24%
NASDAQ 25,839 ▲2.02%
NAFTA 95.83 ▲0.79%
ARI 4,706 ▲0.25%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1705 EUR/GBP 0.8634 EUR/CHF 0.9160 EUR/ALL 95.8911 EUR/MKD 61.6965 EUR/RSD 117.4043 EUR/TRY 52.9473 EUR/JPY 184.54 EUR/CAD 1.5931 EUR/USD 1.1705 EUR/GBP 0.8634 EUR/CHF 0.9160 EUR/ALL 95.8911 EUR/MKD 61.6965 EUR/RSD 117.4043 EUR/TRY 52.9473 EUR/JPY 184.54 EUR/CAD 1.5931
₿ CRYPTO
BTC $81,105 ▲ +0.02% ETH $2,339 ▼ -1.14% XRP $1.4189 ▲ +0.28% SOL $88.8100 ▲ +2.67%
S&P 500 7,365 ▲1.46 % DOW 49,911 ▲1.24 % NASDAQ 25,839 ▲2.02 % NAFTA 95.83 ▲0.79 % ARI 4,706 ▲0.25 % S&P 500 7,365 ▲1.46 % DOW 49,911 ▲1.24 % NASDAQ 25,839 ▲2.02 % NAFTA 95.83 ▲0.79 % ARI 4,706 ▲0.25 %
EUR/USD 1.1705 EUR/GBP 0.8634 EUR/CHF 0.9160 EUR/ALL 95.8911 EUR/MKD 61.6965 EUR/RSD 117.4043 EUR/TRY 52.9473 EUR/JPY 184.54 EUR/CAD 1.5931 EUR/USD 1.1705 EUR/GBP 0.8634 EUR/CHF 0.9160 EUR/ALL 95.8911 EUR/MKD 61.6965 EUR/RSD 117.4043 EUR/TRY 52.9473 EUR/JPY 184.54 EUR/CAD 1.5931
07 May 2026
Breaking
Ekonomia

Koncesioni i dyshimtë i laboratorëve, IFC: Kompania fituese, problem me integritetin

Koncesioni i laboratorëve spitalorë vishet me hije të rënda skandali. Korporata Financiare Ndërkombëtare (IFC) pjesë e Bankës Botërore zbulon se një nga tre kompanitë e konsorciumit, që fitoi koncesionin 75 milionë euro kishte probleme integriteti dhe kjo ishte arsyeja se pse firmosja e kontratës u shty për gati dy vjet.

Korporata Financiare Ndërkombëtare (IFC) zbulon se një nga tre kompanitë e konsorciumit, që fitoi koncesionin 75 milionë euro kishte probleme integriteti dhe kjo ishte arsyeja se pse firmosja e kontratës u shty për gati dy vjet.

“Pas rekomandimeve të IFC-së për të zgjidhur çështjet e integritetit të identifikuara tek një prej kompanive fituese, qeveria hezitoi të nënshkruante kontratën”

Tenderi për koncesionin e laboratorëve u zhvillua në prill të vitit 2017 dhe fitues u shpall një konsorcium i përbërë nga tre kompani, shqiptarja “Labopharma”, francezja “Exalab” dhe një kompani guackë e regjistruar në Holandë me emrin “AB Laboratory Solutions”.

Top Channel e pyeti zyrtarisht IFC-në se cila nga kompanitë u identifikua me probleme integriteti dhe për çfarë bëhej fjalë konkretisht. Por korporata, e cila është pjesë e grupit të bankës botërore, vetëm konfirmoi skandalin duke mos pranuar të japë përgjigje të hollësishme.

“Gatë procesit IFC ngriti shqetësime për integritetin e një prej fituesve, të cilat u adresuan nga Ministria e Shëndetësisë. Roli këshillues i IFC për koncesionin e laboratorëve ka përfunduar në dhjetor 2017.

Për shkak të skandalit, për dy vite rresht Ministria e shëndetësisë hezitoi ta nënshkruante koncesionin e laboratorëve duke mos dhënë asnjë shpjegim në publik. Madje deri në minutën e fundit, IFC dhe Banka Botërore prisnin që qeveria ta anulonte koncesionin. Por dy muaj më parë, Ogerta Manastirliu e ka firmosur kontratën dhe shumë shpejt pritet ta dërgojë për miratim në qeveri. Vetë ministria e shëndetësisë nuk ka pranuar të prononcohet për këtë çështje edhe pse është pyetur disa herë.

Jo zyrtarisht Top Channel ka mësuar se bëhet fjalë për probleme pronësie, pra në kompanitë fituese të koncesionit rezulton të kenë patur aksione njerëz me konflikt të drejtpërdrejtë interesi. Por heshtja e ministrisë dhe madje edhe IFC-së hedhin hije të forta dyshimi se pas koncesionit që do u marrë qytetarëve shqiptarë 75 milionë euro, qëndron një skandal korruptiv, ndoshta me përfshirje të drejtpërdrejtë zyrtarësh të lartë.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.