☀️
Tiranë 27°C · Kthjellët 14 Shtator 2026
S&P 500 7,657 ▲0.86%
DOW 52,573 ▲0.98%
NASDAQ 26,333 ▲0.96%
NAFTA 102.40 ▲2.35%
ARI 4,331 ▼1.77%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1598 EUR/GBP 0.8576 EUR/CHF 0.9468 EUR/ALL 91.9337 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3124 EUR/TRY 56.3673 EUR/JPY 178.16 EUR/CAD 1.6078 EUR/USD 1.1598 EUR/GBP 0.8576 EUR/CHF 0.9468 EUR/ALL 91.9337 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3124 EUR/TRY 56.3673 EUR/JPY 178.16 EUR/CAD 1.6078
₿ CRYPTO
BTC $77,977 ▲ +1.65% ETH $2,517 ▲ +1.71% XRP $1.3989 ▲ +4.39% SOL $101.9100 ▲ +2.36%
S&P 500 7,657 ▲0.86 % DOW 52,573 ▲0.98 % NASDAQ 26,333 ▲0.96 % NAFTA 102.40 ▲2.35 % ARI 4,331 ▼1.77 % S&P 500 7,657 ▲0.86 % DOW 52,573 ▲0.98 % NASDAQ 26,333 ▲0.96 % NAFTA 102.40 ▲2.35 % ARI 4,331 ▼1.77 %
EUR/USD 1.1598 EUR/GBP 0.8576 EUR/CHF 0.9468 EUR/ALL 91.9337 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3124 EUR/TRY 56.3673 EUR/JPY 178.16 EUR/CAD 1.6078 EUR/USD 1.1598 EUR/GBP 0.8576 EUR/CHF 0.9468 EUR/ALL 91.9337 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3124 EUR/TRY 56.3673 EUR/JPY 178.16 EUR/CAD 1.6078
14 Sht 2026
Breaking
Ekonomia

Koncesioni i pompave të naftës, ligji e ndalon të jepet, oferta është e pakërkuar

Projekti i qeverisë për të dhënë me koncesion kontrollin e pompave në stacionet e karburanteve vishet me dyshime të forta ligjore.
Top Channel publikon dokumenta zyrtarë që faktojnë se kuadri ligjor në fuqi nuk e lejon dhënien me koncesion të këtij shërbimi. Vendimi nr. 575 i Këshillit të Ministrave përcakton rregullat për dhënien dhe miratimin e koncesioneve. Në nenin 10 vendimi thotë shprehimisht: “Propozimet e pakërkuara pranohen vetëm për sektorët që parashikohen në nenin 4 të ligjit të koncesioneve”.

Por, cilët janë sektorët që mund të jepen me koncesion? Neni 4 i ligjit të koncesioneve liston 19 të tillë, si transporti, prodhimi i energjisë elektrike, menaxhimi i mbetjeve, shëndetësia dhe të tjerë, por verifikimi i instrumentave matës nuk bën pjesë ndër ta. Rrjedhimisht, qeveria nuk mund të pranojë ofertë të pakërkuar për këtë shërbim, pasi nuk e lejon ligji.

Për këtë çështje, në Komisionin e Prokurimeve Publike kanë mbërritur dy ankesa zyrtare të bëra nga një shoqatë, por edhe një kompani ndërkombëtare.

Përtej dhënies në kundërshtim me ligjin, dyshime të forta ka edhe për kriteret e kualifikimit, të cilat kufizojnë garën duke përjashtuar praktikisht kompanitë e huaja. Kjo pasi në dokumentat e tenderit është vendosur detyrimi që kompanitë duhet të jenë të certifikuara vetëm nga Drejtoria Shqiptare e Akreditimit, ndërsa institucionet e vendeve të tjera nuk do të njihen.

Paralelisht, koncesioni i pompave të karburanteve ka edhe një tjetër absurditet. Qeveria nuk ka vendosur asnjë pikë për ofertën ekonomike, që do të thotë se koncesioni mund të fitohet edhe nga kompania që do të ngarkojë çmimin më të lartë mbi qytetarët.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.