☁️
Tiranë 13°C · Vranët 08 May 2026
S&P 500 7,337 ▼0.38%
DOW 49,597 ▼0.63%
NASDAQ 25,806 ▼0.13%
NAFTA 97.17 ▲2.49%
ARI 4,707 ▼0.08%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1751 EUR/GBP 0.8640 EUR/CHF 0.9156 EUR/ALL 95.5239 EUR/MKD 61.6957 EUR/RSD 117.3512 EUR/TRY 53.1817 EUR/JPY 183.80 EUR/CAD 1.6009 EUR/USD 1.1751 EUR/GBP 0.8640 EUR/CHF 0.9156 EUR/ALL 95.5239 EUR/MKD 61.6957 EUR/RSD 117.3512 EUR/TRY 53.1817 EUR/JPY 183.80 EUR/CAD 1.6009
₿ CRYPTO
BTC $80,041 ▼ -1.59% ETH $2,293 ▼ -2.35% XRP $1.3876 ▼ -2.56% SOL $88.4500 ▼ -0.64%
S&P 500 7,337 ▼0.38 % DOW 49,597 ▼0.63 % NASDAQ 25,806 ▼0.13 % NAFTA 97.17 ▲2.49 % ARI 4,707 ▼0.08 % S&P 500 7,337 ▼0.38 % DOW 49,597 ▼0.63 % NASDAQ 25,806 ▼0.13 % NAFTA 97.17 ▲2.49 % ARI 4,707 ▼0.08 %
EUR/USD 1.1751 EUR/GBP 0.8640 EUR/CHF 0.9156 EUR/ALL 95.5239 EUR/MKD 61.6957 EUR/RSD 117.3512 EUR/TRY 53.1817 EUR/JPY 183.80 EUR/CAD 1.6009 EUR/USD 1.1751 EUR/GBP 0.8640 EUR/CHF 0.9156 EUR/ALL 95.5239 EUR/MKD 61.6957 EUR/RSD 117.3512 EUR/TRY 53.1817 EUR/JPY 183.80 EUR/CAD 1.6009
08 May 2026
Breaking
Kronika

Koncesioni i sterilizimit, ish-ministri Shkëlqim Cani përfundon dëshminë në SPAK: Duhet të ruaj sekretin hetimor. Kush janë të arrestuarit?

Ish-ministri i Financave, Shkëlqim Cani ka dalë nga dyert e SPAK, pas tri orëve dëshmi për koncesionin e sterilizimit.
Cani: Unë jam njeriu që duhet të ruaj sekretin hetimor, s’mund të jap detaje, po ju them ju falënderoj për interesimin që behet në kuadër të transparencës, meqë jemi në gusht vapë është SPAK duhet falënderuar bashkë me juve, të themi që SPAK ka nxjerrë gjethet të na bëjë hije që nesër të jemi…
Ju vuri në dijeni për nisjen e hetimeve?
Cani: Jo. Unë kam qenë gjithnjë i hapur për çdo çështje, punët e mia janë ndërtuar mbi bazën e letrave, jo fjalë, unë kam zbatuar ligjin dhe aktet nënligjore.
Cani: Çne të më njihte mua ai, donte të më jepte disa pare ai mua, nga ta gjej lidhjen, nuk ka asnjë lidhje. Kur ka nisur koncesioni unë jam larguar nga detyra. Unë jam i detyruar të zbatoj ligjin, se ç’ndodh më pas është një histori më vete dhe nuk jam unë më ministri që i di këto gjëra, çfarë më kërkuat ua dhashë përgjigjet.
Pak orë më parë, GJKKO i kërkoi SPAK-ut të ushtrojë ndjekje penale edhe për Canin dhe ish-ministrin e Shëndetësisë, Ilir Beqjan, në lidhje me koncesionin e sterilizimit.

Me kërkesë të SPAK, GJKKO vendosi masën “arrest me burg” me kërkesë të SPAK për ish zv. ministrin e Shëndetësisë, Klodian Rrjepaj i akuzuar për shpërdorim detyre dhe biznesmenin Ilir Rrapajn i akuzuar për “mashtrim me pasoja të rënda” për koncesionin e sterilizimit.

Zyrtarë të tjerë të përfshirë janë Marsela Seriani dhe Saimir Kadiu të cilët u lanë në “arrest shtëpie” për shpërdorim detyre.

Kurse për Arben Gjatën, Naile AbazinGent Burazerin dhe Pertref Mersinin  u vendos masa “detyrim paraqitje” për shpërd orim detyre.

Në lidhje me këtë çështje, disa javë më parë është paraqitur në SPAK ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqja, pasi koncesioni u dha gjatë kohës që drejtonte Ministrinë e Shëndetësisë.

Gjithashtu më herët në SPAK dha dëshminë e saj ish-ministrja e Financave, Anila Denaj dhe  ish-zëvendësministri i Shëndetësisë, Klodian Rrjepaj, tashmë i arrestuar.

Kujtojmë se në muajin qershor, SPAK tërhoqi dokumentet e sterilizimit dhe chekup në spitalet e vendit, lidhur me shërbimet që kryejnë, sasitë dhe pagesat e bëra për koncesionaret që kanë fituar tenderin.

Hetimet e SPAK që zgjasin prej dy vite e gjysmë konstatojnë se koncesioni është dhënë në kundërshtim me ligjin.

Dosja e sterilizimit u kallëzua gjatë vitit 2019 nga “Nisma Thurje”, e cila theksoi se kontrata e sterilizimit të pajisjeve kirurgjikale e Partneritetit Publik Privat, firmosur në vitin 2015 mes ish-ministrit të Shëndetësisë Ilir Beqja dhe kompanisë koncensionare “Sani Srevice” po i shkaktonte shtetit dëm ekonomik.

Një auditim i KLSh-së ka konstatuar se pajisje me vlerë gati 107 milionë lekë të blera nga qeveria shqiptare iu dhuruan koncesionarit pa pagesë dhe pa asnjë parashikim në kontratë.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.