☁️
Tiranë 14°C · Vranët 16 April 2026
S&P 500 7,023 ▲0.8%
DOW 48,464 ▼0.15%
NASDAQ 24,016 ▲1.59%
NAFTA 91.25 ▼0.04%
ARI 4,849 ▲0.52%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1799 EUR/GBP 0.8696 EUR/CHF 0.9223 EUR/ALL 95.7422 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4001 EUR/TRY 52.8102 EUR/JPY 187.48 EUR/CAD 1.6216 EUR/USD 1.1799 EUR/GBP 0.8696 EUR/CHF 0.9223 EUR/ALL 95.7422 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4001 EUR/TRY 52.8102 EUR/JPY 187.48 EUR/CAD 1.6216
₿ CRYPTO
BTC $75,090 ▲ +1.08% ETH $2,364 ▲ +1.58% XRP $1.4154 ▲ +4.3% SOL $85.4400 ▲ +2.39%
S&P 500 7,023 ▲0.8 % DOW 48,464 ▼0.15 % NASDAQ 24,016 ▲1.59 % NAFTA 91.25 ▼0.04 % ARI 4,849 ▲0.52 % S&P 500 7,023 ▲0.8 % DOW 48,464 ▼0.15 % NASDAQ 24,016 ▲1.59 % NAFTA 91.25 ▼0.04 % ARI 4,849 ▲0.52 %
EUR/USD 1.1799 EUR/GBP 0.8696 EUR/CHF 0.9223 EUR/ALL 95.7422 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4001 EUR/TRY 52.8102 EUR/JPY 187.48 EUR/CAD 1.6216 EUR/USD 1.1799 EUR/GBP 0.8696 EUR/CHF 0.9223 EUR/ALL 95.7422 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4001 EUR/TRY 52.8102 EUR/JPY 187.48 EUR/CAD 1.6216
16 Apr 2026
Breaking
Ekonomia

Konferenca me Hungarinë, Dervishaj: U investuan rreth 200 mln euro në ujësjellës

Ministri i Transportit dhe Infrastrukturës Sokol Dervishaj, ka marrë pjesë në punimet e Konferencës Shqipëri-Hungari.  Në fjalën hapesë të konferencës, Dervishaj u ndal te investimet në sektorin e ujësjellës-kanalizimeve, ku në 4 vite janë investuar rreth 200 milion euro, në ujësjellës të rinj. Ai tha se nuk është nevojshme të ketë rritje të tarifave të ujit.  “Jam shumë i nderuar që ndodhem në këtë konferencë, vetëm 1 javë pas inaugurimit që i bëmë linjës së parë ajrore low cost në Shqipëri, me Ministrin për Politikat e Transportit Hungarez.  Një linjë ajrore shumë e rëndësishme dhe historike për qytetarët shqiptar. Por gjithashtu wizzair, do të ofrojë një shërbim shumë të mirë dhe cilësor, dhe mbi të gjitha me filozofinë e saj low cost, do të jetë një alternativë e rëndësishme dhe në aspektin financiar, pasi fluturimet do të jenë me çmime të arsyeshme.   Ky forum është i rëndësishëm dhe tregon nivelin e bashkëpunimit midis dy vendeve tona, veçanërisht për shërbimet që duhet ti ofrojmë qytetarëve, shkëmbimit të eksperiencës që mund të marrim prej njëri-tjetrit, dhe mbi të gjitha për të kryer sa më mirë detyrën tonë.

Ministria e Transportit dhe Infrastrukturës e vlerëson së tepërmi sektorin e Ujit, dhe reformën tërësore që ne kemi ndërmarrë në këtë sektor.

Dua të shpreh një falënderim për ish Ministrin Edmond Haxhinasto, për fokusin e veçantë që I ka dhënë kësaj reforme dhe frutet e saj tashmë po ndihen.

Bashkë me donatorët si Qeveria Gjermane me KFË, Banka Botërore, Bashkimi Europian etj, I kemi kushtuar një vëmendje sektorit të ujësjellës kanalizimeve, ku kemi investuar së tepërmi.

Vetëm javën e kaluar kemi inauguruar ujësjellësin e ri të Sarandës me vlerë 6,7 milion euro, ndërsa  kemi inauguruar më parë edhe ujësjellësin e Beratit, Lushnjës, Peshkopisë etj.  Investimet në sektor në 4 vite , shkojnë deri në 200 milion euro, një pjesë me buxhet  dhe donatorët. Kemi shtruar qindra kilometra me rrjet të ri në gjithë vendin”, tha Dervishaj.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.