Tiranë 22°C · Pjesërisht vranët 15 May 2026
S&P 500 7,501 ▲0.77%
DOW 50,063 ▲0.75%
NASDAQ 26,635 ▲0.88%
NAFTA 100.07 ▲3.25%
ARI 4,556 ▼2.76%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1681 EUR/GBP 0.8688 EUR/CHF 0.9149 EUR/ALL 95.5366 EUR/MKD 61.6942 EUR/RSD 117.3980 EUR/TRY 53.1506 EUR/JPY 184.75 EUR/CAD 1.6023 EUR/USD 1.1681 EUR/GBP 0.8688 EUR/CHF 0.9149 EUR/ALL 95.5366 EUR/MKD 61.6942 EUR/RSD 117.3980 EUR/TRY 53.1506 EUR/JPY 184.75 EUR/CAD 1.6023
₿ CRYPTO
BTC $80,420 ▲ +1.3% ETH $2,253 ▼ -0.02% XRP $1.4645 ▲ +1.79% SOL $90.8200 ▼ -0.08%
S&P 500 7,501 ▲0.77 % DOW 50,063 ▲0.75 % NASDAQ 26,635 ▲0.88 % NAFTA 100.07 ▲3.25 % ARI 4,556 ▼2.76 % S&P 500 7,501 ▲0.77 % DOW 50,063 ▲0.75 % NASDAQ 26,635 ▲0.88 % NAFTA 100.07 ▲3.25 % ARI 4,556 ▼2.76 %
EUR/USD 1.1681 EUR/GBP 0.8688 EUR/CHF 0.9149 EUR/ALL 95.5366 EUR/MKD 61.6942 EUR/RSD 117.3980 EUR/TRY 53.1506 EUR/JPY 184.75 EUR/CAD 1.6023 EUR/USD 1.1681 EUR/GBP 0.8688 EUR/CHF 0.9149 EUR/ALL 95.5366 EUR/MKD 61.6942 EUR/RSD 117.3980 EUR/TRY 53.1506 EUR/JPY 184.75 EUR/CAD 1.6023
15 May 2026
Breaking
Sporti

Konflikti Arbeloa-Mbappé/ Trajneri e zëvendësoi që publiku ta vërshëllente, sulmuesi tregon se nuk ndjek konferencat e tij për shtyp

Fitorja përballë Oviedo-s sigurisht që nuk do të shërbente për të qetësuar “luftën” që është ndezur në kampin madrilen. Mediet spanjolle kanë nxjerrë në pah lëvizjet që protagonistët kanë bërë për të nxjerrë në dritë “të keqe” njëri-tjetrin.

Gazetari Juanma Castaño ka analizuar motivet që kanë pasuruar edhe më shumë konfliktin mes Kylian Mbappé dhe Álvaro Arbeloa. Sipas tij trajneri ka vendosur që të mos e aktivizojë sulmuesin për 69 minuta me vullnet të plotë për ta acaruar. Madje edhe zëvendësimi i tij për një beniamin të tifozëve siç është Gonzalo Garcia nuk ishte rastësi. Në ato çaste “Bernabeu” vërshëlleu francezin, i cili më shumë se kurrë është ekspozuar me sjellen e tij.

Sipas gazetarit ajo që ndodhi mbrëmë tregon se në Madrid nuk ka qetësi pasi të gjitha palët po luftojnë për egon e vet dhe se në ekip për momentin mungon një figurë bashkuese.

Edhe fjalët e sulmuesit francez nuk janë aspak të lehtë. Nëse Arbeloa e ka “luftuar” me vendime, sulmuesi i është përgjigjur me fjalë. Në fund të ndeshjes Kylian Mbappé tha se trajneri i kishte thënë se ishte “sulmuesi i katërt”. Fjali kjo e përgënjeshtruar nga vetë Arbeloa. Kylian Mbappé gjithashtu tha se nuk ndiqte konfernecat për shtryp të Arbeloa-s pasi në shtëpi kishte vetëm televizione franceze dhe jo spanjolle.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.