Ministri i Drejtësisë takon Komisionerin Europian McGrath, në fokus reforma në drejtësi dhe integrimi në BE
Ministri i Drejtësisë, Toni Gogu, zhvilloi këtë të mërkurë një takim me Komisionerin Europian për Demokracinë, Drejtësinë, Shtetin e së Drejtës dhe Mbrojtjen e Konsumatorit, Michael McGrath.
Në qendër të diskutimeve ishin forcimi i shtetit të së drejtës dhe rruga e Shqipërisë drejt Bashkimit Europian.
Gjatë takimit u diskutua për konsolidimin dhe qëndrueshmërinë e reformës në drejtësi, përmbushjen e kritereve të integrimit europian, si dhe rolin e Ministrisë së Drejtësisë në këto procese.
Ministria e Drejtësisë mbetet e angazhuar për të çuar përpara reformat dhe përmbushjen e standardeve europiane, me synim një drejtësi më efektive, institucione që funksionojnë dhe garanci më të forta për të drejtat e qytetarëve.
Tema:
kryesore



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.