Rohr shfryn pas miqësores: Argjentina s’na dha asgjë, as fotografi me Messi-n!
Gernot Rohr, trajneri i Beninit, ka kritikuar ashpër Argjentinën për mënyrën se si e trajtoi skuadrën e tij, e cila udhëtoi për një ndeshje miqësore, e cila ishte e fundit me fanellën e kombëtares për Lionel Messi-n.
“Ishte jashtëzakonisht e vështirë të kishim kontakt me rivallët tanë. Ne u përpoqëm”, tha 73-vjeçari. “E vetmja gjë për të ardhur keq është se argjentinasit nuk na dhanë asgjë. Asnjë foto me Messin, asnjë fanellë. Nuk na lejuan as të hynim në tunel, e as në dhomën e zhveshjes”, tha tekniku i lindur në Mannheim.
“Punonjësit e sigurisë nuk lejuan askënd të hynte. Disa lojtarë erdhën për të shkëmbyer fanella, e dinim se do të ishte e vështirë. Provuam gjithçka, por nuk morëm asgjë”, tha Rohr.
“Ne ofruam një buqetë me lule në ngjyrat e Beninit, të verdhë, të kuqe dhe jeshile, por kjo nuk funksionoi,” shtoi gjermani.
Mes të tjerash Rohr, i cili është përballur edhe dy herë të tjera me Messi-n kur ka qenë komisar teknik i Nigerisë, tha se një fanellë që i kishte dhuruar vetë lojtari kishte mundur që ta kthente në një kujtim të paharrueshëm. “Fanellën që më dhuroi Messi arrita që ta firmosja po prej tij tani me ndihmën e Lionel Scaloni-t”, tha Rohr. A.V.
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.