⛅
Tiranë 12°C · Pjesërisht vranët 03 Nëntor 2026
S&P 500 7,578 ▲0.48%
DOW 51,835 ▼0.29%
NASDAQ 25,394 ▲0.91%
NAFTA 96.01 ▼0.47%
ARI 3,936 ▼0.86%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1195 EUR/GBP 0.8350 EUR/CHF 0.9176 EUR/ALL 91.0200 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5648 EUR/TRY 55.9660 EUR/JPY 176.79 EUR/CAD 1.5650 EUR/USD 1.1195 EUR/GBP 0.8350 EUR/CHF 0.9176 EUR/ALL 91.0200 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5648 EUR/TRY 55.9660 EUR/JPY 176.79 EUR/CAD 1.5650
₿ CRYPTO
BTC $77,600 ▲ +0.86% ETH $2,289 ▲ +1.85% XRP $1.2784 ▲ +2.81% SOL $93.2800 ▲ +1.95%
S&P 500 7,578 ▲0.48 % DOW 51,835 ▼0.29 % NASDAQ 25,394 ▲0.91 % NAFTA 96.01 ▼0.47 % ARI 3,936 ▼0.86 % S&P 500 7,578 ▲0.48 % DOW 51,835 ▼0.29 % NASDAQ 25,394 ▲0.91 % NAFTA 96.01 ▼0.47 % ARI 3,936 ▼0.86 %
EUR/USD 1.1195 EUR/GBP 0.8350 EUR/CHF 0.9176 EUR/ALL 91.0200 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5648 EUR/TRY 55.9660 EUR/JPY 176.79 EUR/CAD 1.5650 EUR/USD 1.1195 EUR/GBP 0.8350 EUR/CHF 0.9176 EUR/ALL 91.0200 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5648 EUR/TRY 55.9660 EUR/JPY 176.79 EUR/CAD 1.5650
03 Nën 2026
Breaking
Mali i Zi

KONJUFCA: FAKTORI SHQIPTAR, I RËNDËSISHËM PËR MALIN E ZI

Foto: Facebook/NikGjeloshaj/

Ministri në detyrë i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca ka deklaruar se faktori shqiptar në Mal të Zi vazhdon të ketë rol të rëndësishëm në orientimin euroatlantik dhe zhvillimin demokratik të vendit.

Këtë deklaratë Konjufca e bëri pas takimit me zëvendëskryeministrin e Malit të Zi për Politikë Ekonomike dhe ministrin e Zhvillimit Ekonomik, Nik Gjeloshaj, dhe kryetarin e Komunës së Ulqinit, Genci Nimanbegu.

“Faktori shqiptar ka qenë dhe mbetet një forcë e rëndësishme e orientimit euroatlantik dhe zhvillimit demokratik të Malit të Zi”, ka thënë Konjufca. Sipas tij, gjatë takimit është diskutuar për pozitën dhe përfaqësimin e shqiptarëve në Mal të Zi, rolin e tyre në jetën politike e institucionale, si dhe për zhvillimet me rëndësi për komunitetin shqiptar.

Në takim morën pjesë edhe ambasadorja e Kosovës në Mal të Zi, Ariana Zherka Hoxha, dhe ambasadori i Malit të Zi në Kosovë, Bernard Çobaj.

Konjufca ka theksuar se marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi mbështeten në respekt të ndërsjellë dhe bashkëpunim.

“Mali i Zi mbetet një partner i rëndësishëm i Kosovës në proceset integruese evropiane”, ka deklaruar ai.

Gjeloshaj dhe Nimanbegu po marrin pjesë në Konferencën e IX të Ambasadorëve, ku kanë kontribuar edhe në panelin kushtuar integrimit të Malit të Zi në Bashkimin Evropian dhe rolit të faktorit shqiptar në këtë proces.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.