☁️
Tiranë 25°C · Vranët 26 August 2026
S&P 500 7,677 ▲0.32%
DOW 53,577 ▲0.3%
NASDAQ 26,151 ▲0.66%
NAFTA 80.64 ▼2.09%
ARI 4,706 ▲0.24%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1670 EUR/GBP 0.8555 EUR/CHF 0.9363 EUR/ALL 92.4513 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3369 EUR/TRY 56.1484 EUR/JPY 185.85 EUR/CAD 1.6152 EUR/USD 1.1670 EUR/GBP 0.8555 EUR/CHF 0.9363 EUR/ALL 92.4513 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3369 EUR/TRY 56.1484 EUR/JPY 185.85 EUR/CAD 1.6152
₿ CRYPTO
BTC $79,086 ▼ -2.09% ETH $2,464 ▼ -1.82% XRP $1.4438 ▼ -5.38% SOL $97.0800 ▼ -4.95%
S&P 500 7,677 ▲0.32 % DOW 53,577 ▲0.3 % NASDAQ 26,151 ▲0.66 % NAFTA 80.64 ▼2.09 % ARI 4,706 ▲0.24 % S&P 500 7,677 ▲0.32 % DOW 53,577 ▲0.3 % NASDAQ 26,151 ▲0.66 % NAFTA 80.64 ▼2.09 % ARI 4,706 ▲0.24 %
EUR/USD 1.1670 EUR/GBP 0.8555 EUR/CHF 0.9363 EUR/ALL 92.4513 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3369 EUR/TRY 56.1484 EUR/JPY 185.85 EUR/CAD 1.6152 EUR/USD 1.1670 EUR/GBP 0.8555 EUR/CHF 0.9363 EUR/ALL 92.4513 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3369 EUR/TRY 56.1484 EUR/JPY 185.85 EUR/CAD 1.6152
26 Aug 2026
Breaking
Ekonomia

Konkretizohet bashkëpunimi ndërmjet Fakultetit të Mjekësisë Dentare dhe “Operation Smile”

Konsulta me pacientë e leksione për stafin specializantët dhe studentët e stomatologjisë 

Fakulteti i Mjekësisë Dentare ka krijuar një ndërlidhje shumë të rëndësishme bashkëpunimi me Fondacionin “Operation Smile”.

Në datat 7-9 Prill kjo ndërlidhje u konkretizua me ardhjen e Ekipit të “Operation Smile” në ambjentet e Repartit të Kirurgjisë OMF në Spitalin Francez, me konsulta e vizita falas në shumë pacientë me labio palato schisa.

Më pas, në Fakultetin e Mjekësisë Dentare mjekët italianë zhvilluan një cikël leksionesh me specializantë, profesionistë, stafin e Fakultetit dhe të Klinikës Stomatologjike Universitare dhe studentë të vitit të pestë.

Rektorja e Fakultetit të Mjekësisë Dentare, Prof. Edit Xhajanka në një intervistë për mediat vlerësoi këtë bashkëpunim si një hap të rëndësishëm për ndërkombëtarizimin e fakultetit, duke u përafruar me përvojat më të mira e më të avancuara botërore.

“Ndërkombëtarizimi i Univerisitetit ka qenë pikësynim i punës time në mandatin e parë dhe sigurisht  thellim i këtij ndërkombëtarizimi dhe i këtij  bashkëpunimi është edhe një pikësynim kryesor edhe në mandatin e dytë”, theksoi Prof. Xhajanka, teksa nënvizoi se, “kjo nismë është edhe një iniciativë e madhe e kohës për krijimin e programeve të përbashkëta dhe i ndërlidhjeve me eksperiencat më të mira botërore, qoftë në pjesën e klinikës mjekësore apo dhe atë akademike që është shumë e rëndësishme”.

“Fondacioni “Operation Smile” është një Fondacion humanitar i themeluar në vitin 1982, dhe përbëhet nga një ekip prej mbi 100 mjekësh e dentistësh nga gjithë bota, të specializuar në fusha të ndryshme, për trajtimin multidisiplinor të pacientëve me difekte të lindura të buzës e të qiellzës (labio palato skiza)”, tha Prof. Xhajanka, teksa vuri në dukje se, Fondacioni drejtohet nga Profesor Domenico Scopelliti, kirurg Kranio Maksilo Facial me përvojë shumëvjeçare.

12 mjekët e ardhur në FMD në kuadër të këtij bashkëpunimi janë pjesë e “Operation Smile” në Itali, ku fondacioni ka qendrat e tij kirurgjikale dhe ambulatore në Romë, Milano, Vicenza, Ankona, Kagliari, Taranto.

Bashkëpunimi i nisur mes FMD-së dhe Fondacionit “Operation Smile” pritet të zgjerohet edhe më shumë në të ardhmen me trajtime falas e ndjekje të rasteve të vështira edhe në Itali. Drejtuesi i Fonadacionit Prof. Dr. Domenico Scopelliti, vlerësoi konkretizimin e këtij bashkëpunimi, teksa u shpreh se, “eksperienca e mjekëve të Fondacionit “Operation Smile” synon t’i vij në ndihmë studentëve në Shqipëri”.

Shefi i Departamentit të Kirurgjisë, Prof. Ramazan Isufi, i cili prej shumë vitesh ka trajtuar fëmijët me difekte të lindura u shpreh shumë entuziast lidhur me këtë ndërlidhje.

Ekipi prej 12 mjekësh italianë, nga fondacioni i mirënjohur “OPERATION SMILE” kreu vizita në 10 pacientë në Repartin e Kirurgjisë OMF, me mjekët dhe specializantët. Më pas në ambjentet e FMD  mbajtën leksione për studentët dhe stafin.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.