☁️
Tiranë 17°C · Vranët 01 Nëntor 2026
S&P 500 7,580 ▼1.82%
DOW 51,770 ▼1.09%
NASDAQ 25,437 ▼2.86%
NAFTA 104.12 ▲2.08%
ARI 3,899 ▼3.29%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583 EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583
₿ CRYPTO
BTC $77,887 ▲ +0.42% ETH $2,262 ▲ +0.4% XRP $1.2511 ▲ +0.11% SOL $94.9000 ▼ -1.28%
S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 104.12 ▲2.08 % ARI 3,899 ▼3.29 % S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 104.12 ▲2.08 % ARI 3,899 ▼3.29 %
EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583 EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583
01 Nën 2026
Breaking
Kosova

​Konstituimi i Kuvendit, Kryeziu: Tash e tutje çdo veprim jokushtetues, Baraliu: Ndërpriteni këtë lojë politike!

Seanca e djeshme(8 gusht) e Kuvendit të Kosovës nuk rezultoi me konstituim të këtij institucioni, pasi që kryeministri në detyrë, Albin Kurti, kërkoi kohë shtesë për diskutim të mëtejshëm për një marrëveshje politike edhe për zgjedhjen e presidentit, që çoi edhe në sulmin me vezë ndaj tij nga deputetja e Aleancës, Time Kadrijaj.

Por, vetë mbajtja e kësaj seance jo pardje(7 gusht), por dje (8 gusht), po vlerësohet nga njohës të Kushtetutës si seancë jashtë afatit kushtetues.

Ish-gjyqtari i Gjykatës Kushtetuese, Kadri Kryeziu tha për KosovaPress tha se Kushtetuta parasheh që brenda 30 ditëve të konstituohet Parlamenti, mbështetur në aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese të vitit 2025.

“30 ditë parasheh Kushtetuta të konstituohet Parlamenti, që të konstituohet Parlamenti. Po ashtu, Kushtetutën e ka mbështetur edhe aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese 2025, i cili jep urdhër që brenda 30 ditëve të konstituohet Parlamenti. Tash çdo veprim, domethënë, që bëjnë parlamentarët, domethënë është veprim jashtë domenit kushtetues dhe ligjor. Por, domosdoshmërisht ata Kushtetuta i detyron që të konstituojnë Parlamentin si institucion i rëndësishëm dhe institucion bazik, pasi që jemi edhe republikë parlamentare”, tha Kryeziu.

Njohësi i çështjeve kushtetuese, Mazllum Baraliu, tek flet për KosovaPress, vë theksin te papërgjegjshmëria e klasës politike, duke vënë në dukje shpenzimet për tri palë zgjedhje. Ai këtë sjellje e quan të papranueshme.

“Është urgjente që kjo klasë politike të jetë më e përgjegjshme sepse kanë abuzuar faktikisht me besimin e dhënë nga qytetarët. Janë organizuar pa bazë, pa arsye, pa nevojë, me shumë shpenzime tri palë zgjedhje dhe tani të grinden mes veti për gjëra, për të cilat mund të merren vesh për disa orë. Është e paarsyeshme, është e papranueshme dhe përfundimisht duhet ta ndërpresin këtë lojë politike dhe këto inate politike që kanë dhe papjekuri, sepse edhe mungesë e emancipimit demokratik dhe politik mund të quhet kjo që po ndodh mes tyre, në mënyrë që të gjejnë një zgjidhje dhe ta propozojnë një president konsensual”, tha Baraliu.

Tani për tani nuk dihet se ç’do të sjellin ditët vijuese në rrafshin e negociatave për krijimin e institucioneve të reja dhe as kur do të mbahet vazhdimi i seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës. /KP/

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.