🌤️
Tiranë 35°C · Kryesisht kthjellët 23 August 2026
S&P 500 7,674 ▲0.43%
DOW 53,277 ▲0.98%
NASDAQ 26,180 ▲0.43%
NAFTA 87.06 ▲0.26%
ARI 4,681 ▲2.39%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1682 EUR/GBP 0.8562 EUR/CHF 0.9356 EUR/ALL 92.5980 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3284 EUR/TRY 56.1714 EUR/JPY 185.62 EUR/CAD 1.6077 EUR/USD 1.1682 EUR/GBP 0.8562 EUR/CHF 0.9356 EUR/ALL 92.5980 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3284 EUR/TRY 56.1714 EUR/JPY 185.62 EUR/CAD 1.6077
₿ CRYPTO
BTC $76,753 ▼ -0.19% ETH $2,413 ▲ +0.24% XRP $1.4894 ▲ +1.16% SOL $93.6800 ▲ +1.37%
S&P 500 7,674 ▲0.43 % DOW 53,277 ▲0.98 % NASDAQ 26,180 ▲0.43 % NAFTA 87.06 ▲0.26 % ARI 4,681 ▲2.39 % S&P 500 7,674 ▲0.43 % DOW 53,277 ▲0.98 % NASDAQ 26,180 ▲0.43 % NAFTA 87.06 ▲0.26 % ARI 4,681 ▲2.39 %
EUR/USD 1.1682 EUR/GBP 0.8562 EUR/CHF 0.9356 EUR/ALL 92.5980 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3284 EUR/TRY 56.1714 EUR/JPY 185.62 EUR/CAD 1.6077 EUR/USD 1.1682 EUR/GBP 0.8562 EUR/CHF 0.9356 EUR/ALL 92.5980 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3284 EUR/TRY 56.1714 EUR/JPY 185.62 EUR/CAD 1.6077
23 Aug 2026
Breaking
Kronika

Kontrabandë gazi kinez në BE, shitej në Itali, SPAK “filtër” pasurive të 9 të huajve

Hetimi i nisur nga një prokurori në Itali, mbi një grup kriminal që kontrabandonte gaz të ftohtë kinez, që gjen përdorim tek frigoriferët dhe kondicionerët, ka përfshirë edhe SPAK. Në zbatim të një letër-porosie të palës italiane, të pranuar nga GJKKO, SPAK duhet të identifikojë dhe filtrojë pasuritë dhe llogaritë bankare në Shqipëri të 9 shtetasve të huaj, të dyshuar si anëtarë të grupit kriminal.

SPAK ka vënë në shënjestër pasuritë e luajtshme e të paluajtshme dhe llogaritë bankare të 9 shtetasve të huaj në Shqipëri dhe 7 kompanive tregtare, me kërkesë të drejtësisë italiane.

Përmes një letër porosie, nga prokuroria e Torre Annunziata në Itali, hetuesit italianë kanë kërkuar gjurmimin dhe verifikimin e të dhënave financiare për 5 italianë, 3 bullgarë dhe një ukrainas. Ata dyshohet të jenë pjesë e një grupi kriminal, që kontrabandojnë gaz ftohës të blerë në Kinë, gazi industrial që gjen përdorim tek frigoriferët dhe kondicionerët. Sipas vendimit gjyqësor, që i dha dritë jeshile ekzekutimit të letër-porosisë italiane, hetuesit e vendit fqinj kanë identifikuar 9 persona si anëtarë të grupit.

Ata dyshohet se mes kompanive me seli në Itali dhe jashtë saj kanë importuar gaz ftohës nga Kina, duke shmangur kontrollet doganore dhe taksat. Më pas malli ruhej, modifikohej, falsifikohej dhe rishitej në Itali me çmime më të ulëta se ato të tregut, duke prodhuar edhe fatura fiktive, apo transaksione false.

Mekanizmi kriminal u zbulua nga hetuesit italianë përmes sekuestrimit të shumë bombolave të gazit, përgjimeve telefonike, regjistrimeve video duke vendosur kamera pranë dhe brenda depove e kompanive të përfshira.

Prokurorët italianë pretendojnë se një pjesë e fitimeve janë transferuar në llogari të huaja, ndërsa pagesat për gazin ilegal janë paguar kryer përmes urdhërxhirimeve bankare në llogari të huaja nga banka në Shqipëri, Bullgari, Greqi, Belgjikë, Holandë, Luksemburg e Holandë.

Për këtë shkak, sipas letër-porosisë, SPAK duhet të identifikojë pasuritë e luajtshme e të paluajtshme në Shqipëri të 9 të dyshuarve dhe 7 shoqërive tregtare, si edhe llogaritë bankare të tyre.

Në rastin e llogarive bankare, SPAK duhet të kryejë analiza financiare hyrëse e dalëse duke nisur nga janari 2025.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.