🌤️
Tiranë 13°C · Kryesisht kthjellët 05 Nëntor 2026
S&P 500 7,689 ▲1.58%
DOW 53,356 ▲3.03%
NASDAQ 25,737 ▲1.44%
NAFTA 87.94 ▼0.2%
ARI 4,135 ▲1.51%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1237 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 91.1860 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5878 EUR/TRY 56.2245 EUR/JPY 177.95 EUR/CAD 1.5694 EUR/USD 1.1237 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 91.1860 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5878 EUR/TRY 56.2245 EUR/JPY 177.95 EUR/CAD 1.5694
₿ CRYPTO
BTC $80,380 ▲ +2.78% ETH $2,418 ▲ +4.94% XRP $1.3140 ▲ +3.09% SOL $95.8400 ▲ +2.97%
S&P 500 7,689 ▲1.58 % DOW 53,356 ▲3.03 % NASDAQ 25,737 ▲1.44 % NAFTA 87.94 ▼0.2 % ARI 4,135 ▲1.51 % S&P 500 7,689 ▲1.58 % DOW 53,356 ▲3.03 % NASDAQ 25,737 ▲1.44 % NAFTA 87.94 ▼0.2 % ARI 4,135 ▲1.51 %
EUR/USD 1.1237 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 91.1860 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5878 EUR/TRY 56.2245 EUR/JPY 177.95 EUR/CAD 1.5694 EUR/USD 1.1237 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 91.1860 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5878 EUR/TRY 56.2245 EUR/JPY 177.95 EUR/CAD 1.5694
05 Nën 2026
Breaking
Kronika

Kontrolle të shtuara ndaj motomjeteve, procedohen 19 persona dhe sekuestrohen 19 mjete elektrike

Policia Rrugore e Tiranës ka intensifikuar kontrollet ndaj drejtuesve të motomjeteve, pas shqetësimeve të shtuara për manovrat e rrezikshme dhe shkeljet që cenojnë sigurinë rrugore.

Përmes një njoftimi të shpërndarë për mediat policia bën me dije se gjatë kontrolleve të zhvilluara në dy ditët e fundit, janë konstatuar 19 shtetas që drejtonin motomjete elektrike pa lejen përkatëse të drejtimit. Për të gjithë këta persona ka nisur procedimi penal për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”, ndërsa 19 motomjetet janë sekuestruar.

Krahas procedimeve penale, Policia Rrugore ka vendosur edhe 530 masa administrative për shkelje të ndryshme të rregullave të qarkullimit.

Masat janë ndarë si më poshtë:

371 masa për mosvendosjen e kaskës mbrojtëse;

76 masa për qarkullim në korsitë e dedikuara për biçikleta dhe në hapësirat për këmbësorët;

28 masa për kryerje manovrash të rrezikshme dhe mosrregullim të shpejtësisë në qendrat e banuara;

21 masa për shkaktim zhurmash përmes sistemit të shkarkimit të gazrave;

18 masa për motomjete pa shenja dalluese ose targa;

10 masa për tejkalim të shpejtësisë së lejuar;

6 masa për drejtim pa lejen përkatëse.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.