Kronika

Kontrollet nga ajri, Guardia di Finanza-Giovanni Conti: Këtë vit nuk janë identifikuar parcela me kanabis

Gjatë kontrolleve të fundit nga ajri për kultivimin e kanabisit në Shqipëri nuk janë identifikuar parcela të kultivuara dhe kjo për kolonelin e Guardia di Finanza, Giovanni Conti është një arritje e madhe.
Conti konfirmoi se deri tani bazuar në fluturimet ajrore (rreth 23 orë fluturim), që përbëjnë 1/5 e gjithë orëve të misionit të fluturimeve për vitin 2017, nuk janë identifikuar parcela të kultivuara me Cannabis Sativa. “Kjo është një arritje e madhe dhe tregon punën e  shkëlqyer parandaluese, të bërë nga Policia e Shtetit” – u shpreh Kolonel Giovanni Conti.
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Haki Çako, së bashku me Drejtorin e Departamentit të Sigurisë Publike, Altin Qato, u takuan me Policinë Italiane, Guardia di Finanza dhe Benecon, në kuadër të ndjekjes së zbatimit të protokollit operativ për fluturimet ajrore me avion të posaçëm të Guardia di Finanza-s, për identifikimin e parcelave të kultivuara me Cannabis, në territorin e Shqipërisë.
Nga përpunimi i të dhënave të deritanishme dhe fluturimet ajrore (katër të tilla) gjatë muajit maj- qershor, tendenca e kultivimit të Kanabisit është zero.  “Nga analiza e punës së përbashkët të kryer deri tani, kemi marrë një rezultat pozitiv, përsa i përket organizimit dhe zbatimit të protokollit operativ”, është shprehur komandanti i Guardia di Finanza për Shqipërinë, Luca De Paolis.
“Jemi në periudhën paraprake të kultivimit dhe do të duhet të presim deri në muajin korrik 2017, për të qenë më të sigurt në shpalljen e një fitoreje ndaj një fenomeni që padyshim kërkon përpjekje të mëdha nga ana e të gjithëve ne. Nuk do të ketë asnjë stepje, asnjë tërheqje, por do të forcojmë akoma më tej bashkëpunimin dhe do të koordinojmë sa më mirë veprimet e përbashkëta, jo vetëm nga ajri dhe toka, por edhe nga deti, për të parandaluar dhe goditur me ashpërsi, qoftë tentativat e kultivimit të bimëve narkotike, ashtu edhe tentativat e trafikimit të lëndëve narkotike në rrugë detare apo tokësore.” – është shprehur Drejtori i Përgjithshëm Haki Çako.

Në këtë drejtim ÇAKO, ka dhënë miratimin e tij për zhvillimin së afërmi të një takimi të Policisë së Kufirit dhe Migracionit me kolegët e Guardia di Finanza-s dhe Policisë së Shtetit Italian në Bari, me mbështetjen e PAMECA V.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button