KOS: MUAJT E ARDHSHËM, PËRCAKTUES PËR PROCESIN E INTEGRIMIT EVROPIAN TË VENDEVE TË BALLKANIT PERËNDIMOR
Foto: Risto Božović
Komisionerja e Bashkimit Evropian për Zgjerim, Marta Kos, ka deklaruar në Samitin e Procesit të Berlinit në Mal të Zi se javët dhe muajt e ardhshëm do të jenë përcaktues për procesin e integrimit evropian të vendeve të Ballkanit Perëndimor.
Kos nënvizoi vendosmërinë për të çuar përpara integrimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Europian, duke evidentuar sfidat dhe prioritetet specifike për secilin prej tyre.
“Jemi të vendosur që vendet e Ballkanit Perëndimor të bëhen pjesë e Bashkimit Europian. Muajt në vijim do të jenë të rëndësishëm për të përcaktuar rrugëtimin e vendeve drejt BE-së. Për Malin e Zi, fokusi do të jetë mbyllja e kapitujve të negociatave; për Serbinë, zgjedhjet e së dielës së ardhshme; për Shqipërinë, vijimi i përparimit drejt Bashkimit Europian; ndërsa për Kosovën, vazhdimi i punës për sundimin e ligjit. Samiti i sotëm mbledh liderët e rajonit për të diskutuar të ardhmen e tyre europiane”, ka deklaruar Kos.




Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.