☁️
Tiranë 16°C · Vranët 12 May 2026
S&P 500 7,401 ▼0.16%
DOW 49,761 ▲0.11%
NASDAQ 26,088 ▼0.71%
NAFTA 102.05 ▼0.13%
ARI 4,723 ▲0.77%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1774 EUR/GBP 0.8653 EUR/CHF 0.9165 EUR/ALL 95.1850 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3224 EUR/TRY 53.4444 EUR/JPY 185.07 EUR/CAD 1.6105 EUR/USD 1.1774 EUR/GBP 0.8653 EUR/CHF 0.9165 EUR/ALL 95.1850 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3224 EUR/TRY 53.4444 EUR/JPY 185.07 EUR/CAD 1.6105
₿ CRYPTO
BTC $80,569 ▼ -1.6% ETH $2,284 ▼ -2.48% XRP $1.4396 ▼ -2.19% SOL $94.6000 ▼ -3.02%
S&P 500 7,401 ▼0.16 % DOW 49,761 ▲0.11 % NASDAQ 26,088 ▼0.71 % NAFTA 102.05 ▼0.13 % ARI 4,723 ▲0.77 % S&P 500 7,401 ▼0.16 % DOW 49,761 ▲0.11 % NASDAQ 26,088 ▼0.71 % NAFTA 102.05 ▼0.13 % ARI 4,723 ▲0.77 %
EUR/USD 1.1774 EUR/GBP 0.8653 EUR/CHF 0.9165 EUR/ALL 95.1850 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3224 EUR/TRY 53.4444 EUR/JPY 185.07 EUR/CAD 1.6105 EUR/USD 1.1774 EUR/GBP 0.8653 EUR/CHF 0.9165 EUR/ALL 95.1850 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3224 EUR/TRY 53.4444 EUR/JPY 185.07 EUR/CAD 1.6105
12 May 2026
Breaking
Kronika

KPK shkarkon nga detyra prokurorin Shpëtim Kurti

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka shpallur sot vendimin për shkarkimin e Shpëtim Kurtit, prokuror në Prokurorinë e Tiranës, njëherësh kandidat për Këshillin e Lartë të Prokurorisë.

Trupa gjykues e përbërë nga Lulzim Hamitaj, Brunilda Bekteshi, Roland Ilia në seancën e sotme vendosi shkarkimin e prokurorit Shpëtim Kurti.

Pas këtij vendimi mund të mund të depozitohet ankimim nga Komisioneri Publik.

Pas hetimeve, ILDKP ka konstatuar se deklarimi i prokurorit Kurti nuk është i saktë dhe se ka fshehur pasurinë.

Pasuritë e prokurorit rezultojnë të jenë një apartament banimi 83 metra katrorë në rrugën ‘Sulejman Pasha’ që e ka blerë për 1.5 milionë lekë në vitin 2002 dhe ia ka shitur më pas të vëllait në vitin 2011.

Apartament banimi 43 metra katrorë tek fusha e Aviacionit, apartament me sipërfaqe 60 metra katror në plazhin e Durrësit, truall 146 metra katrorë dhe ndërtesë në rrugën ‘R. Shijaku’ në Tiranë blerë në 2012 për 5.5 milionë lekë. Tokë arë 3650 metra katrorë dhe shtëpi 160 metra katrorë në Has të Kukësit dhe automjet i blerë në vitin 2003.

Apartamenti i rrugës ‘Sulejman Pasha’ rezulton në mospërputhje me çmimin e blerë në vitin 2002. Ky apartament është deklaruar i blerë për 2 milionë lekë por në kontratën e shit-blerjes rezulton 1.5 milionë lekë.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.