Ekonomia

Kreditë me probleme: “qajnë hallet”, guvernatori Sejko dhe ambasadori italian Cutillo

aaaaaNë datë 22 shkurt 2016, Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, z. Gent Sejko zhvilloi një takim zyrtar në ambientet e Bankës së Shqipërisë, me Ambasadorin e Republikës së Italisë në Tiranë, SH.T.Z. AlbertoCutillo.
Gjatë këtij takimi, biseda u përqendrua në marrëdhëniet ekonomike mes dy vendeve, e në veçanti në sektorin bankar.
Guvernatori Sejko bëri një ekspoze të zhvillimeve më të fundit financiare në vend, ku theksoi se sistemi bankar shqiptar është likuid dhe i mirëkapitalizuar. Ai e njohu Ambasadorin Cutillo me planin e veprimit ndërinstitucional dhe masat e marra nga Banka e Shqipërisë për uljen e kredive me probleme.Guvernatori i Bankës së Shqipërisë vlerësoi rëndësinë e përshpejtimit të procesit të ekzekutimit të kolateraleve, çka sipas tij, do të ndikonte pozitivisht në nxitjen e iniciativave për kreditimin e ekonomisë.
Gjatë takimit, Guvernatori Sejko u ndal dhe në zhvillimet më të fundit në Eurozonë dhe në rajon, dhe analizoi ndikimet që ato kanë në ekonominë shqiptare. Në këtë drejtim, Guvernatori Sejko garantoi se pavarësisht këtyre zhvillimeve, Banka e Shqipërisë është e gatshme të japë të gjithë kontributin e nevojshëm për të mbështetur një rritje ekonomike të qëndrueshme. Në këtë kuadër ai theksoi si mjaft të rëndësishëm vazhdimin e reformave strukturore, të cilat do të ndikonin në forcimin e qëndrueshmërisë ekonomike dhe financiare të vendit.
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë shprehu mirënjohjen e tij ndaj Bankës së Italisë për ndihmën dhe asistencën teknike të dhënë në fusha të ndryshme të bankingut qendror.
Ambasadori i Republikës së Italisë në Tiranë, SH.T.Z. AlbertoCutillo, falënderoi Guvernatorin Sejko për këtë takim dhe shprehu vlerësimet e tij për kontributin e rëndësishëm që Banka e Shqipërisë jep në ruajtjen e stabilitetit makroekonomik të vendit. Ambasadori Cutillo, u shpreh se të dhënat më të fundit tregojnë se ekonomia e Italisë ka filluar të paraqesë shenja përmirësimi. Duke u ndalur më në veçanti në sektorin bankar, ai vuri në dukje se niveli i lartë i kredive me probleme, është një problematikë e cila po haset edhe në Itali, dhe në këtë kuadër ai përgëzoi punën e bërë nga Banka e Shqipërisë për uljen e nivelit të kredive me probleme.
Në përfundim të këtij takimi, të dy bashkëbiseduesit ndanë të njëjtën mendim për rritjen e mëtejshme të bashkëpunimit ekonomik mes dy vendeve tona.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Shiko gjithashtu
Close
Back to top button