KRETË – Gjermania teston me qitje reale sistemin e mbrojtjes ajrore “IRIS-T”
Sistemi, i zhvilluar nga kompania gjermane e mbrojtjes “Diehl Defence” dhe që përdoret tashmë në Ukrainë, rrit aftësinë e forcave ajrore gjermane për të goditur objektiva ajrorë në distanca të mesme, bëri të ditur një zëdhënëse e forcave ajrore.
Stërvitja shënon gjithashtu një hap drejt rindërtimit të kapaciteteve të mbrojtjes kundërajrore të ushtrisë gjermane, një strukturë që u shpërbë në vitin 2012.
Sistemi “Ozelot”, i projektuar për të mbrojtur trupat tokësore nga avionët që fluturojnë në lartësi të ulëta, dronët dhe raketat e lundrimit, do të transferohet nga forcat ajrore përsëri te ushtria tokësore.
Trupat gjermane po stërviten së bashku me forcat suedeze në kuadër të manovrave “Spartan Arrow 2026”, ku përfshihet edhe sistemi amerikan i mbrojtjes ajrore “Patriot”.
Faza kryesore e stërvitjes nis sot në mëngjes, ndërsa pritet të marrë pjesë edhe ministri gjerman i Mbrojtjes, Boris Pistorius.
Gjermania ka përshpejtuar përpjekjet për të rindërtuar kapacitetet e saj të mbrojtjes ajrore që nga nisja e pushtimit në shkallë të plotë të Ukrainës nga Rusia në vitin 2022.
Qëllimi është forcimi i aftësisë për të mbrojtur hapësirën ajrore dhe trupat ushtarake nga kërcënime të ndryshme.
Mbrojtja ajrore gjermane është organizuar në disa shtresa, me sisteme të ndryshme të projektuara për të goditur objektivat në lartësi të ndryshme.
Kjo qasje synon të krijojë një mbrojtje më të plotë ndaj avionëve, dronëve dhe raketave, në një kohë kur siguria ajrore është bërë një nga prioritetet kryesore të mbrojtjes evropiane. /Ad.Ab./ a.jor.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.