🌦️
Tiranë 21°C · Rrebesh i lehtë 09 Tetor 2026
S&P 500 7,801 ▲0.46%
DOW 51,519 ▲0.56%
NASDAQ 27,348 ▲0.57%
NAFTA 92.04 ▲0.6%
ARI 4,215 ▲1.4%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1208 EUR/GBP 0.8476 EUR/CHF 0.9328 EUR/ALL 91.7138 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3722 EUR/TRY 55.2355 EUR/JPY 176.99 EUR/CAD 1.5951 EUR/USD 1.1208 EUR/GBP 0.8476 EUR/CHF 0.9328 EUR/ALL 91.7138 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3722 EUR/TRY 55.2355 EUR/JPY 176.99 EUR/CAD 1.5951
₿ CRYPTO
BTC $82,868 ▲ +1.92% ETH $2,488 ▲ +1.65% XRP $1.3813 ▲ +2.27% SOL $109.6200 ▲ +0.48%
S&P 500 7,801 ▲0.46 % DOW 51,519 ▲0.56 % NASDAQ 27,348 ▲0.57 % NAFTA 92.04 ▲0.6 % ARI 4,215 ▲1.4 % S&P 500 7,801 ▲0.46 % DOW 51,519 ▲0.56 % NASDAQ 27,348 ▲0.57 % NAFTA 92.04 ▲0.6 % ARI 4,215 ▲1.4 %
EUR/USD 1.1208 EUR/GBP 0.8476 EUR/CHF 0.9328 EUR/ALL 91.7138 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3722 EUR/TRY 55.2355 EUR/JPY 176.99 EUR/CAD 1.5951 EUR/USD 1.1208 EUR/GBP 0.8476 EUR/CHF 0.9328 EUR/ALL 91.7138 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3722 EUR/TRY 55.2355 EUR/JPY 176.99 EUR/CAD 1.5951
09 Tet 2026
Breaking
Kronika

Kreu i AMP-së takohet me ambasadorin e OSBE në Shqipëri, Michel Tarran: Bashkëpunimi për forcimin e mbikëqyrjes policore n

Kreu i Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore (AMP), Klevis Qose, ka pritur në një takim ambasadorin e Prezencës së OSBE-së në Shqipëri, Michel Tarran, ku në qendër të diskutimeve ishte forcimi i bashkëpunimit institucional dhe mbështetja e vazhdueshme në fushën e mbikëqyrjes policore.

Lajmi është bërë i ditur nga vetë Qose përmes një postimi në rrjetet sociale, ku ai ka ndarë momente nga takimi dhe ka vlerësuar rolin e OSBE-së në mbështetjen e institucioneve shqiptare ndër vite.

“Kënaqësi të ritakohem, në këtë detyrë të re, me Kryetarin e Prezencës së OSBE-së në Shqipëri, Ambasadorin Michel Tarran. E falënderova për mbështetjen e dhënë gjatë kohës kur drejtoja Sistemin Penitenciar, si dhe për gatishmërinë për të vijuar bashkëpunimin tonë në fushën e mbikëqyrjes policore”, shprehet Qose.

Sipas tij, bashkëpunimi me partnerët ndërkombëtarë mbetet një element kyç për rritjen e standardeve profesionale dhe përmirësimin e mekanizmave të kontrollit dhe integritetit në strukturat ligjzbatuese.

Qose theksoi se shkëmbimi i eksperiencave dhe praktikave më të mira ndërkombëtare është thelbësor për forcimin e kapaciteteve institucionale dhe për avancimin e objektivave të përbashkëta.

“Bashkëpunimi i vazhdueshëm dhe shkëmbimi i praktikave më të mira mbeten thelbësore për forcimin e kapaciteteve institucionale dhe avancimin e agjendës sonë të përbashkët”, u shpreh ai.

Takimi mes kreut të AMP-së dhe ambasadorit të OSBE-së vjen në kuadër të angazhimit për thellimin e bashkëpunimit me partnerët ndërkombëtarë, me synim zhvillimin e mëtejshëm të mekanizmave të mbikëqyrjes policore, rritjen e transparencës institucionale dhe forcimin e sundimit të ligjit në vend.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.