☁️
Tiranë 20°C · Vranët 09 Tetor 2026
S&P 500 7,806 ▲0.52%
DOW 51,593 ▲0.7%
NASDAQ 27,345 ▲0.56%
NAFTA 91.44 ▼0.05%
ARI 4,213 ▲1.35%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1208 EUR/GBP 0.8476 EUR/CHF 0.9328 EUR/ALL 91.7138 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3722 EUR/TRY 55.2355 EUR/JPY 176.99 EUR/CAD 1.5951 EUR/USD 1.1208 EUR/GBP 0.8476 EUR/CHF 0.9328 EUR/ALL 91.7138 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3722 EUR/TRY 55.2355 EUR/JPY 176.99 EUR/CAD 1.5951
₿ CRYPTO
BTC $82,784 ▲ +1.88% ETH $2,491 ▲ +2.63% XRP $1.3825 ▲ +2.04% SOL $109.5800 ▲ +0.86%
S&P 500 7,806 ▲0.52 % DOW 51,593 ▲0.7 % NASDAQ 27,345 ▲0.56 % NAFTA 91.44 ▼0.05 % ARI 4,213 ▲1.35 % S&P 500 7,806 ▲0.52 % DOW 51,593 ▲0.7 % NASDAQ 27,345 ▲0.56 % NAFTA 91.44 ▼0.05 % ARI 4,213 ▲1.35 %
EUR/USD 1.1208 EUR/GBP 0.8476 EUR/CHF 0.9328 EUR/ALL 91.7138 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3722 EUR/TRY 55.2355 EUR/JPY 176.99 EUR/CAD 1.5951 EUR/USD 1.1208 EUR/GBP 0.8476 EUR/CHF 0.9328 EUR/ALL 91.7138 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3722 EUR/TRY 55.2355 EUR/JPY 176.99 EUR/CAD 1.5951
09 Tet 2026
Breaking
Politika

“Mundësi bashkëpunimi në shumë fusha”- Presidenti Begaj dekoron dy senatorët amerikanë me “Urdhrin e Shqiponjës”:

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, priti sot (9 tetor) në një ceremoni zyrtare në Pallatin e Brigadave Senatorët e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jeanne Shaheen dhe Dick Durbin, të cilët i dekoroi me titullin e lartë “Komandar i Urdhrit Suprem të Shqiponjës”.

Senatorët shoqëroheshin në këtë takim nga Ambasadori i SHBA-ve në Tiranë, Eric Wendt.

Në takimin me Senatorët amerikanë, Presidenti i Republikës vlerësoi partneritetin strategjik dhe aleancën e qëndrueshme mes Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, të mbështetur në vlera të përbashkëta demokratike dhe angazhimin për sigurinë Euroatlantike.

“Kreu i Shtetit shprehu mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme amerikane ndaj Shqipërisë në proceset e integrimit Euroatlantik, forcimit të institucioneve demokratike, reformës në drejtësi dhe rritjes së kapaciteteve mbrojtëse.

Presidenti Begaj theksoi rëndësinë e vijimit të bashkëpunimit në kuadër të NATO-s dhe, gjithashtu, rëndësinë e pranisë dhe angazhimit të Shteteve të Bashkuara në Ballkanin Perëndimor për ruajtjen e paqes, stabilitetit dhe perspektivës Euroatlantike të rajonit, si dhe kontributin e tyre në sigurinë e Kosovës përmes misionit të KFOR-it”, njofton Presidenca.

Një vëmendje e veçantë iu kushtua Bordit të Paqes, ku Shqipëria mbështet nismat ndërkombëtare që synojnë dialogun dhe bashkëpunimin.

“Bashkëpunimi i shkëlqyer politik krijon mundësi për konkretizim të bashkëpunimit në fusha, si: energjia, investimet, mbrojtja, mbrojtja kibernetike dhe infrastruktura”, – u shpreh Presidenti Begaj.

Gjatë ceremonisë së dekorimit Kreu i Shtetit vlerësoi kontributin e veçantë të senatorëve amerikane në forcimin e partneritetit strategjik ndërmjet Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, si dhe mbështetjen e vazhdueshme për integrimin euroatlantik të Shqipërisë, paqen, sigurinë dhe stabilitetin në Ballkanin Perëndimor.

Presidenti Begaj nënvizoi gjithashtu mbështetjen e senatorëve për Nismën “Western Balkans Democracy and Prosperity Act”, e konkretizuar në ligj dhe që synon forcimin e bashkëpunimit ekonomik, demokratik dhe institucional në rajon.

Presidenti i Republikës u akordoi të dy senatorëve dekoratën “Komandar i Urdhrit Suprem të Shqiponjës”.

Ceremonia rikonfirmoi marrëdhëniet e shkëlqyera mes Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, si dhe mirënjohjen e shtetit shqiptar për personalitetet që kanë kontribuar në forcimin e partneritetit strategjik ndërmjet dy vendeve.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.