Tiranë 29°C · Pjesërisht vranët 21 Shtator 2026
S&P 500 7,651 ▲0.17%
DOW 51,683 ▼0.18%
NASDAQ 26,523 ▲0.39%
NAFTA 92.82 ▼3.39%
ARI 4,387 ▼0.86%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1477 EUR/GBP 0.8579 EUR/CHF 0.9446 EUR/ALL 91.6190 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3902 EUR/TRY 56.0084 EUR/JPY 180.27 EUR/CAD 1.6061 EUR/USD 1.1477 EUR/GBP 0.8579 EUR/CHF 0.9446 EUR/ALL 91.6190 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3902 EUR/TRY 56.0084 EUR/JPY 180.27 EUR/CAD 1.6061
₿ CRYPTO
BTC $84,200 ▲ +4.78% ETH $2,713 ▲ +5.35% XRP $1.4854 ▲ +7.87% SOL $115.6900 ▲ +6.98%
S&P 500 7,651 ▲0.17 % DOW 51,683 ▼0.18 % NASDAQ 26,523 ▲0.39 % NAFTA 92.82 ▼3.39 % ARI 4,387 ▼0.86 % S&P 500 7,651 ▲0.17 % DOW 51,683 ▼0.18 % NASDAQ 26,523 ▲0.39 % NAFTA 92.82 ▼3.39 % ARI 4,387 ▼0.86 %
EUR/USD 1.1477 EUR/GBP 0.8579 EUR/CHF 0.9446 EUR/ALL 91.6190 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3902 EUR/TRY 56.0084 EUR/JPY 180.27 EUR/CAD 1.6061 EUR/USD 1.1477 EUR/GBP 0.8579 EUR/CHF 0.9446 EUR/ALL 91.6190 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3902 EUR/TRY 56.0084 EUR/JPY 180.27 EUR/CAD 1.6061
21 Sht 2026
Breaking
Politika

Kreu i delegacionit të PE: Shqipëria po bën hapa spektakolarë në negociatat me Bashkimin Evropian

Kreu i delegacionit të Parlamentit Europian dhe bashkëkryetar i punimeve të Komitetit Parlamentar të Stabilizim-Asociimit (KPSA) BE–Shqipëri, Marco Tarquinio, vlerësoi ecurinë e Shqipërisë në procesin e integrimit europian, duke e cilësuar “spektakolare” sa i takon hapjes dhe mbylljes së kapitujve të negociatave.

Gjatë fjalës së tij në takimin dyditor që po mbahet në Tiranë, Tarquinio theksoi se përveç miratimit të reformave, është jetike që ato të zbatohen në praktikë nga institucionet dhe përfaqësuesit shqiptarë.

Tarquinio u ndal edhe te debatet mes mazhorancës dhe opozitës, por nënvizoi se e rëndësishme është të punohet për një klimë politike më të qetë, në mënyrë që procesi i integrimit të ecë përpara pa pengesa.

Ne vazhdojmë të bashkëpunojmë me Kuvendin e Shqipërisë në rrugëtimin drejt integrimit në BE. Asistenca teknike është njëra anë, por është edhe ana politike. Shqipëria është një vend me veçantitë e veta të cilat duhen mbrojtur dhe ushqyer më shumë. Jeni një demokraci e re, e fortë, e gjallë që u bën thirrje atyre që kanë detyrën të përfaqësojnë. Nga Brukseli dhe Strasburgu po ndjekim gjithçka që po zhvillohet këtu. Ajo që po ndodh në Shqipëri është spektakolare sa i takon negocimit të kapitujve, kapituj që hapen, kapituj që mbyllen, është mbresëlënëse, por gjatë punimeve të këtij komisioni sot jam i bindur se lipset që jo vetëm të miratojmë reforma, por edhe të sigurohemi që të vihen në zbatim në terren dhe kjo i takon zyrtarëve dhe përfaqësuesve tuaj që t’i ndjekin. E di që mes opozitës dhe pozitës ka debate, por e rëndësishme është të vazhdohet të punohet për të patur një klimë më të qetë”, u Tarquinio.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.