☀️
Tiranë 11°C · Kthjellët 18 Tetor 2026
S&P 500 7,659 ▼1.09%
DOW 52,002 ▼0.34%
NASDAQ 26,140 ▼2.14%
NAFTA 99.02 ▲0%
ARI 4,181 ▲0%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1241 EUR/GBP 0.8439 EUR/CHF 0.9267 EUR/ALL 91.3007 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4438 EUR/TRY 55.6781 EUR/JPY 177.58 EUR/CAD 1.5899 EUR/USD 1.1241 EUR/GBP 0.8439 EUR/CHF 0.9267 EUR/ALL 91.3007 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4438 EUR/TRY 55.6781 EUR/JPY 177.58 EUR/CAD 1.5899
₿ CRYPTO
BTC $80,925 ▼ -0.77% ETH $2,346 ▼ -2.92% XRP $1.2638 ▼ -2.67% SOL $101.3600 ▼ -2.56%
S&P 500 7,659 ▼1.09 % DOW 52,002 ▼0.34 % NASDAQ 26,140 ▼2.14 % NAFTA 99.02 ▲0 % ARI 4,181 ▲0 % S&P 500 7,659 ▼1.09 % DOW 52,002 ▼0.34 % NASDAQ 26,140 ▼2.14 % NAFTA 99.02 ▲0 % ARI 4,181 ▲0 %
EUR/USD 1.1241 EUR/GBP 0.8439 EUR/CHF 0.9267 EUR/ALL 91.3007 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4438 EUR/TRY 55.6781 EUR/JPY 177.58 EUR/CAD 1.5899 EUR/USD 1.1241 EUR/GBP 0.8439 EUR/CHF 0.9267 EUR/ALL 91.3007 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4438 EUR/TRY 55.6781 EUR/JPY 177.58 EUR/CAD 1.5899
18 Tet 2026
Breaking
Politika

Krijohet “Besëlidhja e Tiranës”, studenti jep lajmin e madh nga protesta: Do të krijojmë disa parti

Nga ky shesh do të dalë klasa e re politike. Këtë paralajmëroi studenti protestues Erdi Troplini në një lidhje me Off the Record me Andrea Dangllin në A2 CNN, sipas të cilit gjithçka po vjen drejt formalizimit. Sipas tij forca e re politike që do të largojë kastën e vjetër duhet të bazohet te nacionaliteti.

“Nga ky shesh duhet të dalin parti të majta e të djathta. Rinia duhet të ketë një pjesë kyçe ajo aty po shkon drejt një lëvizjeje politike për ndryshimin e klasës politike. Kjo është e konsumuar na ka lënë mbrapa. Forca e re duhet të ketë bazë nacionalitetin, jo shitjen e tokave shqiptare për interesa të brendshme, apo të huaja. Këto qeveri kanë shitur tokën shqiptare tek oligarkët e brendshëm, ose i kanë krijuara to si edhe tek oligarkët e jashtëm. Jemi duke menduar për të shkuar drejt një organizimi politik. Do të ishte e udhës të kishim ndihmën e intelektualëve shqiptarë. Unë kam folur me shumë protestues aktivistë e të tjerë dhe më kanë thënë që duhet të organizohen disa parti të reja”, tha ai për Off the Record me Andrea Dangllin në A2 CNN.

Teksa renditi arsyet e daljes në protestë, i riu tha në Off the Record me Andrea Dangllin në A2 CNN se kjo ditë përkon me Lidhjen Shqiptare të Prizrenit, duke njoftuar Besëlidhjen e Tiranës.

“Arsyeja është padrejtësia e madhe që na ka sjellë këtu. Kam folur dhe me të tjerë dhe ata kërkojnë Shqipërinë e re. Kemi bërë thirrjen që nuk është dëgjuar në këto 35 vite; Rama n’burg, Berisha n’burg. Kemi ardhur në një ditë shumë të rëndësishme për kombin tonë në Ditën e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit që duhet të ishte një ditë feste kombëtare dhe ne sot kemi ardhur me qëllimin e mirë për Besëlidhjen e Tiranës 2026 që do të njihet si Besëlidhja e qershorit 2026. Kemi synim krijimin e forcave të reja politike”, theksoi ai.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.