🌦️
Tiranë 24°C · Rrebesh i lehtë 12 September 2026
S&P 500 7,657 ▲0.86%
DOW 52,573 ▲0.98%
NASDAQ 26,333 ▲0.96%
NAFTA 100.05 ▼2.37%
ARI 4,409 ▲0.04%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1601 EUR/GBP 0.8579 EUR/CHF 0.9465 EUR/ALL 92.0477 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3518 EUR/TRY 56.3896 EUR/JPY 178.41 EUR/CAD 1.6082 EUR/USD 1.1601 EUR/GBP 0.8579 EUR/CHF 0.9465 EUR/ALL 92.0477 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3518 EUR/TRY 56.3896 EUR/JPY 178.41 EUR/CAD 1.6082
₿ CRYPTO
BTC $77,316 ▲ +0.21% ETH $2,526 ▲ +2.45% XRP $1.3682 ▲ +1.42% SOL $101.7000 ▲ +2.15%
S&P 500 7,657 ▲0.86 % DOW 52,573 ▲0.98 % NASDAQ 26,333 ▲0.96 % NAFTA 100.05 ▼2.37 % ARI 4,409 ▲0.04 % S&P 500 7,657 ▲0.86 % DOW 52,573 ▲0.98 % NASDAQ 26,333 ▲0.96 % NAFTA 100.05 ▼2.37 % ARI 4,409 ▲0.04 %
EUR/USD 1.1601 EUR/GBP 0.8579 EUR/CHF 0.9465 EUR/ALL 92.0477 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3518 EUR/TRY 56.3896 EUR/JPY 178.41 EUR/CAD 1.6082 EUR/USD 1.1601 EUR/GBP 0.8579 EUR/CHF 0.9465 EUR/ALL 92.0477 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3518 EUR/TRY 56.3896 EUR/JPY 178.41 EUR/CAD 1.6082
12 Sep 2026
Breaking
Boterori

Kristian Prenga fton Anthony Joshuan në Shqipëri

Anthony Joshua ka ndarë me ndjekësit e tij momente të veçanta nga dueli i fituar me boksierin shqiptar Kristian Prenga, duke treguar se përtej rezultatit, respekti dhe vlerësimi mes rivalëve mbeten vlerat më të rëndësishme të sportit.

Në videon e publikuar nga ish-kampioni britanik i botës, bie në sy një moment simbolik, ku Joshua vendos mbi supe flamurin shqiptar. Gjithashtu, ai shfaqet pranë familjarëve të Prengës, të cilët ishin të veshur me kostume tradicionale shqiptare.

Përmes një mesazhi në rrjetet sociale, Joshua theksoi se trashëgimia më e madhe e sportit nuk matet vetëm me fitore.

“Gjëja më e madhe që krijon sporti nuk është gjithmonë fituesi, por respekti i ndërsjellë mes personave që kanë fituar respektin e njëri-tjetrit. Kjo është trashëgimia e vërtetë e sportit”, shkroi ai.

Britaniku shprehu mirënjohje edhe për prindërit e Kristian Prengës, duke i falenderuar për mundësinë e kësaj përballjeje.

“Dua t’ju falenderoj që më dhatë mundësinë të luftoj me djalin tuaj. Ishte një ndeshje e madhe. Të dy dhamë më të mirën dhe ju vlerësoj juve, ekipin dhe Prengën”, u shpreh Joshua.

Nga ana tjetër, edhe Kristian Prenga pati fjalë vlerësimi për kundërshtarin e tij, duke e cilësuar Joshuan një legjendë të boksit dhe duke e ftuar të vizitojë Shqipërinë.

“Jam krenar që ndava ringun me ty. Të kam thënë se je legjendë, u rrita me ty. Të uroj më të mirën ty dhe familjes tënde. Je i mirëseardhur në Shqipëri, e ke një shtëpi të dytë aty”, tha Prenga.

Joshua triumfoi me ‘knockout’ në raundin e dytë të përballjes së zhvilluar më 25 korrik, pasi kaloi me sukses një raund të parë të fortë përballë boksierit shqiptar. Megjithatë, ajo që mbeti në qendër të vëmendjes pas sfidës ishte respekti i ndërsjellë dhe gjestet e bukura sportive që të dy boksierët shfaqën pas ndeshjes.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.