⛅
Tiranë 16°C · Pjesërisht vranët 20 Nëntor 2026
S&P 500 7,098 ▼1.08%
DOW 49,176 ▲0.16%
NASDAQ 23,354 ▼2.2%
NAFTA 81.46 ▼1.19%
ARI 3,555 ▼3.53%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.0980 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9259 EUR/ALL 90.1176 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6181 EUR/TRY 55.4680 EUR/JPY 175.39 EUR/CAD 1.5727 EUR/USD 1.0980 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9259 EUR/ALL 90.1176 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6181 EUR/TRY 55.4680 EUR/JPY 175.39 EUR/CAD 1.5727
₿ CRYPTO
BTC $59,611 ▼ -5.2% ETH $1,657 ▼ -6.54% XRP $0.9083 ▼ -5.91% SOL $68.2700 ▼ -7.19%
S&P 500 7,098 ▼1.08 % DOW 49,176 ▲0.16 % NASDAQ 23,354 ▼2.2 % NAFTA 81.46 ▼1.19 % ARI 3,555 ▼3.53 % S&P 500 7,098 ▼1.08 % DOW 49,176 ▲0.16 % NASDAQ 23,354 ▼2.2 % NAFTA 81.46 ▼1.19 % ARI 3,555 ▼3.53 %
EUR/USD 1.0980 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9259 EUR/ALL 90.1176 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6181 EUR/TRY 55.4680 EUR/JPY 175.39 EUR/CAD 1.5727 EUR/USD 1.0980 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9259 EUR/ALL 90.1176 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6181 EUR/TRY 55.4680 EUR/JPY 175.39 EUR/CAD 1.5727
20 Nën 2026
Breaking
Kronika

Kryebashkiaku Erion Veliaj do t’i nënshtrohet operacionit më 23 nëntor, Drejtoria e Burgjeve merr vendimin: Ndërhyrja nuk

Erion Veliaj do t’i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale ditën e hënë, më 23 nëntor, në Spitalin Rajonal Memorial Fier, për shkak të dëmtimit në kaviljen e majtë, njofton Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve.

Burgjet konfirmojnë se data e operacionit është përcaktuar pas konsultave dhe ekzaminimeve të kryera nga mjekët specialistë.

Sipas njoftimit zyrtar, Veliaj do të paraqitet në spital të dielën, më 22 nëntor, për të kryer analizat laboratorike dhe konsultat e nevojshme para ndërhyrjes kirurgjikale.

Lajmi është bërë i ditur nga Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve, raporton gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha.

Problemet shëndetësore të tij janë ndjekur nga stafi mjekësor i IEVP Fier që prej momentit të pranimit në institucion, ku ai kishte raportuar një dëmtim të kaviljes.

Më 6 nëntor, Veliaj u vizitua nga një mjek ortoped i Spitalit Rajonal Fier, ndërsa një ditë më pas iu nënshtrua rezonancës magnetike (MRI) dhe radiografisë së kavilies së majtë. Pas shqyrtimit të ekzaminimeve, mjekët rekomanduan ndërhyrje kirurgjikale, duke sqaruar se ajo nuk përbënte një urgjencë mjekësore.

Një tjetër konsultë me dy mjekë specialistë ortopedë u zhvillua më 18 nëntor në ambientet e burgut, ku u konfirmua mundësia e realizimit të operacionit në Spitalin Memorial Fier.

Drejtoria e Burgjeve bën me dije gjithashtu se Veliaj ka kërkuar marrjen e mendimit të një mjeku specialist të zgjedhur prej tij. Sipas institucionit, këtij mjeku i ishte krijuar mundësia të kryente një vizitë më 18 nëntor, por ai nuk është paraqitur.

Megjithatë, DPB sqaron se mbetet e hapur mundësia që mjeku i përzgjedhur nga Veliaj të jetë i pranishëm gjatë procedurave paraoperatore më 22 nëntor ose gjatë ndërhyrjes kirurgjikale më 23 nëntor.

Në përfundim, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve thekson se do të vijojë të garantojë kujdesin e nevojshëm shëndetësor për Erion Veliajn, në respekt të të drejtave dhe dinjitetit të tij.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.