☁️
Tiranë 18°C · Vranët 26 Tetor 2026
S&P 500 7,643 ▲0.26%
DOW 52,215 ▼1.23%
NASDAQ 25,955 ▼0.21%
NAFTA 102.01 ▼1.22%
ARI 4,026 ▲0.45%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1209 EUR/GBP 0.8382 EUR/CHF 0.9243 EUR/ALL 90.7400 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5193 EUR/TRY 55.8163 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5707 EUR/USD 1.1209 EUR/GBP 0.8382 EUR/CHF 0.9243 EUR/ALL 90.7400 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5193 EUR/TRY 55.8163 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5707
₿ CRYPTO
BTC $80,078 ▼ -0.33% ETH $2,320 ▼ -0.57% XRP $1.2945 ▼ -0.26% SOL $101.4800 ▲ +0.5%
S&P 500 7,643 ▲0.26 % DOW 52,215 ▼1.23 % NASDAQ 25,955 ▼0.21 % NAFTA 102.01 ▼1.22 % ARI 4,026 ▲0.45 % S&P 500 7,643 ▲0.26 % DOW 52,215 ▼1.23 % NASDAQ 25,955 ▼0.21 % NAFTA 102.01 ▼1.22 % ARI 4,026 ▲0.45 %
EUR/USD 1.1209 EUR/GBP 0.8382 EUR/CHF 0.9243 EUR/ALL 90.7400 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5193 EUR/TRY 55.8163 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5707 EUR/USD 1.1209 EUR/GBP 0.8382 EUR/CHF 0.9243 EUR/ALL 90.7400 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5193 EUR/TRY 55.8163 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5707
26 Tet 2026
Breaking
Ekonomia

Kryeministri Berisha pret Kryetarin e Komisionit të Jashtëm të Dumës Shtetërore ruse, zotin Konstantin Kosachev

Kryeministri Berisha priti sot në një takim, Kryetarin e Komisionit të Jashtëm të Dumës Shtetërore ruse, zotin Konstantin Kosachev.

Pasi i uroi përzemërsisht mirëseardhjen, Kryeministri Berisha e vlerësoi si shumë të rëndësishme këtë vizitë, e cila përbën një kontribut të ri në forcimin e marrëdhënieve  dhe bashkëpunimit mes dy vendeve.

Nga ana e tij, Zoti Kosachev e falënderoi përzemërsisht kryeministrin Berisha për pritjen e ngrohtë dhe miqësore  dhe e uroi atë për arritjen historike, liberalizmin e vizave për qytetarët shqiptarë.

Zoti Kosachev ndau të njëjtën bindje për nevojën e zgjerimit dhe të intensifikimit të bashkëpunimit në veçanti atij ekonomik mes të dy vendeve. “Gjatë këtyre 5 viteve Shqipëria ka shënuar  progres shumë të madh pozitiv. Unë ju uroj për këtë” u shpreh zoti  Kosachev.

Gjatë takimit u ritheksua vendosmëria e të dy qeverive për të zgjeruar marrëdhëniet, në veçanti për të thelluar bashkëpunimin ekonomik  dhe për të promovuar  investimet e investitorëve rusë në Shqipëri. Në këtë drejtim, sektori i prodhimit të energjisë elektrike dhe hidrokarbureve, industrisë minerale, turizmit, infrastrukturave të rëndësishme, etj, u konsideruan si fusha që ofrojnë potenciale për një histori suksesi për investitorët rusë por edhe për Shqipërinë.

Duke vlerësuar të rëndësishëm edhe kontributin e parlamenteve të të dy vendeve, bashkëbiseduesit ndanë të njëjtin mendim se ngritja e komisioneve parlamentare të miqësisë, si dhe rivitalizmi i komisionit të përbashkët ekonomik, por edhe kompletimi i kuadrit ligjor janë  hapa të rëndësishëm për konsolidimin e bashkëpunimit mes dy vendeve.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.