🌤️
Tiranë 30°C · Kryesisht kthjellët 09 September 2026
S&P 500 7,674 ▼0.58%
DOW 52,786 ▼1.18%
NASDAQ 26,421 ▼0.32%
NAFTA 94.95 ▲2.06%
ARI 4,443 ▲0.09%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1624 EUR/GBP 0.8583 EUR/CHF 0.9412 EUR/ALL 92.1457 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3355 EUR/TRY 56.3514 EUR/JPY 178.81 EUR/CAD 1.6024 EUR/USD 1.1624 EUR/GBP 0.8583 EUR/CHF 0.9412 EUR/ALL 92.1457 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3355 EUR/TRY 56.3514 EUR/JPY 178.81 EUR/CAD 1.6024
₿ CRYPTO
BTC $79,416 ▲ +1.24% ETH $2,508 ▲ +1.11% XRP $1.4290 ▲ +2.69% SOL $104.2900 ▲ +1.03%
S&P 500 7,674 ▼0.58 % DOW 52,786 ▼1.18 % NASDAQ 26,421 ▼0.32 % NAFTA 94.95 ▲2.06 % ARI 4,443 ▲0.09 % S&P 500 7,674 ▼0.58 % DOW 52,786 ▼1.18 % NASDAQ 26,421 ▼0.32 % NAFTA 94.95 ▲2.06 % ARI 4,443 ▲0.09 %
EUR/USD 1.1624 EUR/GBP 0.8583 EUR/CHF 0.9412 EUR/ALL 92.1457 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3355 EUR/TRY 56.3514 EUR/JPY 178.81 EUR/CAD 1.6024 EUR/USD 1.1624 EUR/GBP 0.8583 EUR/CHF 0.9412 EUR/ALL 92.1457 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3355 EUR/TRY 56.3514 EUR/JPY 178.81 EUR/CAD 1.6024
09 Sep 2026
Breaking
Politika

Kryeministri Rama mbledh përsëri drejtuesit politikë në “Vilën e Kuqe”, zbulohen ora e takimit dhe dy temat e d

Kryeministri dhe kreu i Partisë Socialiste, Edi Rama, këtë të mërkurë (9 shtator) në orën 12:00 mbledh drejtuesit politikë në Vilën e Kuqe në Sauk.

Në fokus të takimit pritet të jenë sërish dy nisma të prezantuara nga Rama, “Besa” dhe “Prania Besnike”.

Takimi i sotëm vjen në vijim të një serie mbledhjesh që kreu i PS-së ka zhvilluar gjatë javëve të fundit me drejtuesit politikë, ministrat dhe deputetët.

Më 23 gusht, Rama zhvilloi në Pogradec një mbledhje disaorëshe me të deleguarit politikë të PS-së, drejtues të komisioneve parlamentare dhe deputetë. Në qendër të diskutimeve ishin dokumentet “Besa” dhe “Prania Besnike”, si dhe mënyra e re e organizimit dhe komunikimit me qytetarët.

Më 28 gusht, Rama mblodhi në Vilën e Kuqe ministrat dhe drejtuesit politikë të qarqeve, ndërsa një ditë më pas zhvilloi një tjetër takim me të deleguarit politikë të Tiranës dhe deputetët e qarkut.

Edhe në mbledhjen e 3 shtatorit me Grupin Parlamentar dhe qeverinë, Rama iu rikthye “Besës” dhe “Pranisë Besnike”, duke i paraqitur ato si pjesë të një qasjeje të re për marrëdhënien mes qytetarëve dhe institucioneve.

Ndërkohë, prej 4 shtatorit ka nisur zbatimi në terren i “Pranisë Besnike”. Sipas skemës së përcaktuar nga Rama, deputetët socialistë zhvillojnë çdo të premte takime me qytetarët, me synimin për të marrë problematikat e tyre dhe për t’i ndjekur ato pranë institucioneve.

Takimi i sotëm në Sauk vjen në këtë kuadër dhe pritet të shërbejë për të diskutuar ecurinë e këtij procesi, koordinimin e drejtuesve politikë dhe punën në terren të strukturave të Partisë Socialiste.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.