Rajoni

Kryeministri serb, Vuçiç konfirmon vizitën në Srebrenicë për 20-vjetorin e gjenocidit

Kryeministri serb, Aleksandar Vuçiç njoftoi dje në mbrëmje se do të shkonte në Srebrenicë për të marrë pjesë në ceremoninë me rastin e 20-vjetorit të masakrës së kryer nga forcat serbo-boshnjake, cilësuar si gjenocid nga drejtësia ndërkombëtare.

“Ka ardhur koha të tregojmë se ne jemi të gatshëm për paqe, se jemi të gatshëm të përkulemi para viktimave e pafajshme të Srebrenicës në Bosnjen lindore, masakruar nga forcat serbo-boshnjake në korrik të vitit 1995. Qeveria serbe ka vendosur të përfaqësojë Serbinë më 11 korrik në Srebrenicë”, deklaroi Vuçiç për shtypin.

Vuçiç, një ish-ultranacionalist i kthyer në një pro-evropian të bindur, dënoi këtë krim të urryer, por ashtu si pjesa më e madhe e serbëve refuzon të pranojë se një gjenocid është kryer në Srebrenicë, në korrik të vitit 1995, pak para fundit të konfliktit ndërkomunitar nisur në vitin 1992.

Sipas një sondazhi të fundit të realizuar në Serbo, 54 për qind e personave të pyetur dënojnë krimin e kryer në Srebrenica, por realiteti për një gjenocid është hedhur poshtë nga 70 për qind e të pyeturve.

20 vjet më parë, në korrik të vitit 1995, rreth 8 000 burra dhe djem myslimanë u vranë në Srebrenicë, në Bosnjen lindore, masakra më e rëndë në Evropë që prej Luftës së Dytë Botërore.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button