Tiranë 32°C · Pjesërisht vranët 19 June 2026
S&P 500 7,501 ▲1.08%
DOW 51,565 ▲0.14%
NASDAQ 26,518 ▲1.91%
NAFTA 75.44 ▼0.54%
ARI 4,183 ▼1.48%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1471 EUR/GBP 0.8673 EUR/CHF 0.9221 EUR/ALL 94.7669 EUR/MKD 61.6265 EUR/RSD 117.4066 EUR/TRY 53.2529 EUR/JPY 184.83 EUR/CAD 1.6199 EUR/USD 1.1471 EUR/GBP 0.8673 EUR/CHF 0.9221 EUR/ALL 94.7669 EUR/MKD 61.6265 EUR/RSD 117.4066 EUR/TRY 53.2529 EUR/JPY 184.83 EUR/CAD 1.6199
₿ CRYPTO
BTC $62,404 ▼ -2.69% ETH $1,690 ▼ -3.18% XRP $1.1242 ▼ -4.34% SOL $68.2800 ▼ -4.78%
S&P 500 7,501 ▲1.08 % DOW 51,565 ▲0.14 % NASDAQ 26,518 ▲1.91 % NAFTA 75.44 ▼0.54 % ARI 4,183 ▼1.48 % S&P 500 7,501 ▲1.08 % DOW 51,565 ▲0.14 % NASDAQ 26,518 ▲1.91 % NAFTA 75.44 ▼0.54 % ARI 4,183 ▼1.48 %
EUR/USD 1.1471 EUR/GBP 0.8673 EUR/CHF 0.9221 EUR/ALL 94.7669 EUR/MKD 61.6265 EUR/RSD 117.4066 EUR/TRY 53.2529 EUR/JPY 184.83 EUR/CAD 1.6199 EUR/USD 1.1471 EUR/GBP 0.8673 EUR/CHF 0.9221 EUR/ALL 94.7669 EUR/MKD 61.6265 EUR/RSD 117.4066 EUR/TRY 53.2529 EUR/JPY 184.83 EUR/CAD 1.6199
19 Jun 2026
Breaking
Politika

Kryeparlamentari Ruçi nesër viziton Kosovën nën shoqërinë e Ballës, Spahos dhe Vasilit

Me ftesë të Kryetarit të Kuvendit të Kosovës  Kadri Veseli, Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë  Gramoz Ruçi nis të hënën, një vizite zyrtare dy ditore në Republikën e Kosovës.

Gjatë kësaj vizite,  Ruçi do të shoqërohet nga Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste  Taulant Balla, Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike Edmond Spaho dhe nga Kryetari i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Integrim  Petrit Vasili.

Në këtë vizitë zyrtare në Republikën e Kosovës,  Ruçi, dhe delegacioni që e shoqëron do të priten në një takim të veçantë nga Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli. Pas takimit, dy homologët do të kenë edhe një konferencë të përbashkët për mediat.

Ruçi do të pritet në disa takime të tjera dypalëshe nga Presidenti i Republikës së Kosovës Hashim Thaçi, Kryeministri i Qeverisë së Republikës së Kosovës Ramush Haradinaj.

Pjesë e axhendës së takimeve do të jenë edhe kryetarët e partive opozitare në Kosovë si  Visar Ymeri, Kryetar i Partisë Vetëvendosje, dhe Isa Mustafa Kryetar i Partisë Lidhja Demokratike e Kosovës.
Ruçi do të zhvillojë homazhe edhe tek varreza e ish-presidentit të Kosovës Ibrahim Rrugova dhe në Prekaz tek varri i Komandantit Adem Jashari​.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.