🌤️
Tiranë 11°C · Kryesisht kthjellët 18 Tetor 2026
S&P 500 7,659 ▼1.09%
DOW 52,002 ▼0.34%
NASDAQ 26,140 ▼2.14%
NAFTA 99.02 ▲2.61%
ARI 4,181 ▲0.26%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1241 EUR/GBP 0.8439 EUR/CHF 0.9267 EUR/ALL 91.3007 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4438 EUR/TRY 55.6781 EUR/JPY 177.58 EUR/CAD 1.5899 EUR/USD 1.1241 EUR/GBP 0.8439 EUR/CHF 0.9267 EUR/ALL 91.3007 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4438 EUR/TRY 55.6781 EUR/JPY 177.58 EUR/CAD 1.5899
₿ CRYPTO
BTC $81,700 ▲ +0.11% ETH $2,412 ▼ -0.81% XRP $1.2971 ▼ -1.02% SOL $103.5600 ▼ -1.27%
S&P 500 7,659 ▼1.09 % DOW 52,002 ▼0.34 % NASDAQ 26,140 ▼2.14 % NAFTA 99.02 ▲2.61 % ARI 4,181 ▲0.26 % S&P 500 7,659 ▼1.09 % DOW 52,002 ▼0.34 % NASDAQ 26,140 ▼2.14 % NAFTA 99.02 ▲2.61 % ARI 4,181 ▲0.26 %
EUR/USD 1.1241 EUR/GBP 0.8439 EUR/CHF 0.9267 EUR/ALL 91.3007 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4438 EUR/TRY 55.6781 EUR/JPY 177.58 EUR/CAD 1.5899 EUR/USD 1.1241 EUR/GBP 0.8439 EUR/CHF 0.9267 EUR/ALL 91.3007 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4438 EUR/TRY 55.6781 EUR/JPY 177.58 EUR/CAD 1.5899
18 Tet 2026
Breaking
Politika

Kryetari Peleshi në Athinë takon kryeparlamentarin Kaklamanis: Greqia mbështet anëtarësimin e Shqipërisë në BE

Gjatë takimit, dy kryetarët e parlamenteve vlerësuan marrëdhëniet e ngushta miqësore mes Shqipërisë dhe Greqisë, të mbështetura në interesat e përbashkëta strategjike, partneritetin në NATO për sigurinë dhe paqen, si dhe perspektivën e përbashkët europiane. Ata nënvizuan rëndësinë e thellimit të dialogut politik dhe parlamentar në interes të zhvillimit të mëtejshëm të marrëdhënieve mes dy vendeve.

Kryetari i Kuvendit shprehu mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme të Greqisë ndaj procesit të integrimit europian të Shqipërisë dhe vlerësoi progresin e arritur në negociatat me Bashkimin Europian, duke ritheksuar objektivin për përfundimin e tyre brenda vitit 2027.

Presidenti i Parlamentit të Greqisë, Nikitas Kaklamanis, rikonfirmoi mbështetjen e vendit të tij për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian dhe theksoi se zgjerimi i bashkëpunimit parlamentar krijon mundësi të reja për forcimin e marrëdhënieve mes dy vendeve.

Gjatë takimit u diskutua edhe për bashkëpunimin ekonomik, ku u vu në dukje rritja e shkëmbimeve tregtare, investimeve, projekteve infrastrukturore dhe flukseve turistike, si dëshmi e potencialit të madh që ekziston për thellimin e mëtejshëm të bashkëpunimit.

Një vëmendje e veçantë iu kushtua komunitetit të emigrantëve shqiptarë në Greqi dhe minoritetit grek në Shqipëri, të cilët përbëjnë ura të rëndësishme lidhëse mes dy vendeve dhe dy popujve.

“Dy urat më të rëndësishme që lidhin vendet tona janë minoriteti grek në Shqipëri dhe komuniteti shqiptar në Greqi; mbi këto vlera duam të ndërtojmë më shumë prosperitet dhe bashkëpunim mes dy vendeve tona”, u shpreh Kryetari i Kuvendit.

Në takim u theksua gjithashtu rëndësia e trajtimit me dialog dhe frymë konstruktive të të gjitha çështjeve me interes të ndërsjellë, në respekt të parimeve të fqinjësisë së mirë, së drejtës ndërkombëtare dhe interesave strategjike të përbashkëta.

Duke riafirmuar vullnetin për forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve miqësore dhe partneritetit strategjik mes Shqipërisë dhe Greqisë, të dy kryetarët vlerësuan bashkëpunimin parlamentar si një instrument të rëndësishëm për nxitjen e bashkëpunimit të gjithanshëm dypalësh, forcimin e sigurisë, stabilitetit rajonal dhe promovimin e paqes.

Kryetari i Kuvendit Niko Peleshi shoqërohet në këtë vizitë zyrtare në Athinë nga deputetët Anila Denaj, Vasil Llajo, Pirro Dhima, Ivi Kaso, Vangjel Dule dhe Ilirjan Pendavinji, si dhe nga Ambasadorja e Shqipërisë në Greqi, Luela Hajdaraga.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.