☀️
Tiranë 18°C · Kthjellët 10 June 2026
S&P 500 7,387 ▼0.26%
DOW 50,872 ▲0.17%
NASDAQ 25,679 ▼0.97%
NAFTA 88.80 ▲0.68%
ARI 4,206 ▼1.89%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1549 EUR/GBP 0.8633 EUR/CHF 0.9215 EUR/ALL 95.2473 EUR/MKD 61.6769 EUR/RSD 117.3822 EUR/TRY 53.2353 EUR/JPY 185.11 EUR/CAD 1.6104 EUR/USD 1.1549 EUR/GBP 0.8633 EUR/CHF 0.9215 EUR/ALL 95.2473 EUR/MKD 61.6769 EUR/RSD 117.3822 EUR/TRY 53.2353 EUR/JPY 185.11 EUR/CAD 1.6104
₿ CRYPTO
BTC $61,502 ▼ -2.07% ETH $1,630 ▼ -2.26% XRP $1.1203 ▼ -2.97% SOL $64.5100 ▼ -2.11%
S&P 500 7,387 ▼0.26 % DOW 50,872 ▲0.17 % NASDAQ 25,679 ▼0.97 % NAFTA 88.80 ▲0.68 % ARI 4,206 ▼1.89 % S&P 500 7,387 ▼0.26 % DOW 50,872 ▲0.17 % NASDAQ 25,679 ▼0.97 % NAFTA 88.80 ▲0.68 % ARI 4,206 ▼1.89 %
EUR/USD 1.1549 EUR/GBP 0.8633 EUR/CHF 0.9215 EUR/ALL 95.2473 EUR/MKD 61.6769 EUR/RSD 117.3822 EUR/TRY 53.2353 EUR/JPY 185.11 EUR/CAD 1.6104 EUR/USD 1.1549 EUR/GBP 0.8633 EUR/CHF 0.9215 EUR/ALL 95.2473 EUR/MKD 61.6769 EUR/RSD 117.3822 EUR/TRY 53.2353 EUR/JPY 185.11 EUR/CAD 1.6104
10 Jun 2026
Breaking
Politika

Kryetari Ruçi pret znj. Ilijana Jotova: Shpresojmë hapjen e negociatave të anëtarësimit në BE, gjatë vitit 2018

Kryetari i Kuvendit, z. Gramoz Ruçi priti sot në një takim Zëvendëspresidenten e Republikës së Bullgarisë, Znj. Ilijana Jotova dhe delegacionin që e shoqëronte në kuadër të vizitës në vendin tonë.

Kryetari i Kuvendit, pasi i uroi mirëseardhjen në vendin tonë znj. Jotova, vlerësoi zhvillimin e shkëlqyer të marrëdhënieve mes Shqipërisë dhe Bullgarisë, të bazuara në lidhjet historike, kulturore dhe ato njerëzore mes dy popujve tanë. Duke shprehur mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme të Bullgarisë në kuadër të proceseve integruese të Shqipërisë, Kryetari i Kuvendit theksoi faktin se, “Shqipëria po ecën e vendosur në rrugën e reformave thelbësore për të ardhmen europiane të vendit, duke qenë shpresëplotë në hapjen e negociatave të anëtarësimit të vendit në BE, në gjashtëmujorin e parë të vitit 2018”. Në këtë kontekst, z. Ruçi u shpreh se “është rasti për të vlerësuar presidencën bullgare të Bashkimit Europian në vitin 2018, si një shans për avancimin e politikës së zgjerimit sa i përket Shqipërisë dhe të gjitha vendeve të rajonit të  Ballkanit Perëndimor”.

Në vijim të takimit, Kryetari i Kuvendit paraqiti disa prej arritjeve të rëndësishme të Legjislaturës së IX. Z. Ruçi u ndal në çështje me rëndësi të veçantë në kuadër të përmbushjes së rekomandimeve të Bashkimit Europian për çeljen e negociatave të anëtarësimit dhe konkretisht në jetësimin e Reformës në Drejtësi me krijimin dhe fillimin e punës së organeve të ngritura rishtazi për realizimin e saj, si dhe ngritjen dhe konstituimin e Komisionit të Posaçëm për Reformën Zgjedhore. Në mënyrë të posaçme Kryetari i Kuvendit u përqendrua dhe në miratimin nga Kuvendi i Shqipërisë të ligjit për mbrojtjen e pakicave kombëtare, duke dhënë një panoramë të qartë të procesit për shqyrtimin, konsultimin publik të tij dhe miratimin në seancë plenare me konsensus. Kryetari i Kuvendit nënvizoi se “ekziston i gjithë vullneti politik dhe po ashtu infrastruktura ligjore për të bërë të mundur zbatueshmërinë e këtij ligji”.

Zëvendëspresidentja e Republikës së Bullgarisë, znj. Ilijana Jotova falënderoi për mikpritjen e përzemërt të ofruar në kuadër të vizitës në Shqipëri, si dhe shprehu urimet dhe konsideratën për zgjedhjen e z. Ruçi, Kryetar i Kuvendit të Shqipërisë. Gjatë bashkëbisedimit, znj. Jotova vlerësoi miratimin me konsensus të ligjit për pakicat kombëtare nga Kuvendi i Shqipërisë, i cili njeh si pakicë kombëtare edhe pakicën bullgare, duke nënvizuar rolin e këtyre pakicave si urë lidhëse në marrëdhëniet mes dy vendeve tona.

Në vijim të bisedës, Zëvendëspresidentja e Bullgarisë vuri në dukje prioritetet e presidencës bullgare në Këshillin e Ministrave të BE-së, në gjashtëmujorin e parë të vitit 2018, duke u shprehur se prioritet i veçantë do të jetë ripërtëritja e politikës së zgjerimit, me fokus në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Znj. Jotova tha se shpresonte që negociatat për anëtarësimin e Shqipërisë në BE të fillojnë gjatë vitit 2018.

Gjatë bashkëbisedimit, dy personalitetet e larta ndanë gjithashtu mendime të përbashkëta lidhur me intensifikimin e mëtejshëm të marrëdhënieve mes dy vendeve dhe popujve tanë, sidomos në spektrin ekonomik, përmes projekteve të përbashkëta në fusha me interes reciprok, si ajo e energjetikës, interkonjeksionit, etj. Në këtë kuadër u vu theksi dhe në rëndësinë e bashkëpunimit ndërparlamentar, edhe përmes Grupit të Miqësisë Shqipëri-Bullgari, apo dhe të grupeve të ekspertëve të fushave të interesit reciprok dhe në dobi të marrëdhënieve dypalëshe.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.