☁️
Tiranë 17°C · Vranët 30 Tetor 2026
S&P 500 7,587 ▼1.73%
DOW 51,907 ▼0.83%
NASDAQ 25,435 ▼2.86%
NAFTA 104.13 ▲2.09%
ARI 3,907 ▼3.09%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1162 EUR/GBP 0.8358 EUR/CHF 0.9220 EUR/ALL 90.8006 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5118 EUR/TRY 55.7426 EUR/JPY 176.24 EUR/CAD 1.5616 EUR/USD 1.1162 EUR/GBP 0.8358 EUR/CHF 0.9220 EUR/ALL 90.8006 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5118 EUR/TRY 55.7426 EUR/JPY 176.24 EUR/CAD 1.5616
₿ CRYPTO
BTC $77,368 ▼ -4.96% ETH $2,227 ▼ -5.57% XRP $1.2458 ▼ -4.27% SOL $94.8200 ▼ -7.04%
S&P 500 7,587 ▼1.73 % DOW 51,907 ▼0.83 % NASDAQ 25,435 ▼2.86 % NAFTA 104.13 ▲2.09 % ARI 3,907 ▼3.09 % S&P 500 7,587 ▼1.73 % DOW 51,907 ▼0.83 % NASDAQ 25,435 ▼2.86 % NAFTA 104.13 ▲2.09 % ARI 3,907 ▼3.09 %
EUR/USD 1.1162 EUR/GBP 0.8358 EUR/CHF 0.9220 EUR/ALL 90.8006 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5118 EUR/TRY 55.7426 EUR/JPY 176.24 EUR/CAD 1.5616 EUR/USD 1.1162 EUR/GBP 0.8358 EUR/CHF 0.9220 EUR/ALL 90.8006 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5118 EUR/TRY 55.7426 EUR/JPY 176.24 EUR/CAD 1.5616
30 Tet 2026
Breaking
Sporti

Kryeziu shënon, Aleksi skuqet: Egnatia barazon me Petrocub

Egnatia e ka nisur rrugëtimin në Champions League me një barazim 1-1 përballë Petrocub në Moldavi, në një ndeshje që erdhi për shikuesit në ekranin e RTSH(RTSH1 dhe RTSH Sport).

Skuadra rrogozhinase u ndëshkua që në minutën e parë të kësaj sfide, një gabim i Aleksit i dha mundësinë Popescut të shënojë në portën e mbrojtur nga Dajsinani. Megjithatë, kjo nuk i pengoi të besuarit e trajnerit Nevil Dede të bëjnë lojën e tyre, të dominojnë kundërshtarin dhe të gjejnë golin e barazimit me anë të Kryeziut në minutën e 35-të.

Në fundin e pjesës së parë në skenë, me një rol negativ, shfaqet përsëri Aleksi, i cili bën një ndërhyrje të panevojshme ndaj kundërshtait dhe ndëshkohet me karton të kuq pas rishikimit në VAR.

Pjesa e dytë është më e mirë për skuadrën moldave, që krijon, por Dajsinani dhe mbrojtja rrogozhinase tregohen në lartësinë e duhur duke ruajtur barazimin 1-1 deri në sinjalizimin e fundit të gjyqtarit të sfidës.

Kualifikmi mbetet të vendoset në ndeshjen e kthimit, më 15 korrik në “Arena Egnatia”,ora 21:00, një sfidë që do të vijë për shikuesit në ekranin e RTSH.

Petrocub-Egnatia 1-1

Shënues: Popescu 1’/Kryeziu 35′

90’+2 – Dajsinani tregohet edhe njëherë i pakalueshëm në goditjen e rrezikshme të Iosipoi.

85’ – Loukili tenton nga një goditje dënimi, por pa arritur të krijojë rrezikshmëri për portën e skuadrës moldave.

73’ – Një tjetër ndërhyrje e saktë e Dajsinanit, i cili neutralizon gjuajtjen me kokë të Jardan

70’ – Kundërsulm i rrezikshëm i rrogozhinasve, me Fernandon që shërbeu në zonë për Bakayokon, gjuajtja e të cilit u ndal nga portieri Avram.

48’ – Petrocub i afrohet golit pas një këmbëngulja të gjatë në zonën rrogozhinase, por Dajsinani bën heroin në tre tentativa të kundërshtarit.

…nis pjesa e dytë

Mbyllet pjesa e parë…

45’ +2 – Egnata mbetet me 10 lojtarë. Aleksi bën një ndërhyrje të panevojshme në mesfushë, ndërhyrja e VAR solli dhe kartonin e kuq për kapitenin e rrogozhinasve.

40’ – Petrocub shfaqet rrezikshëm në zonën e rrogozhinasve, me Platica që godet, por Dajsinani është në lartësinë e duhur me pritjen e tij.

35’ – Gooooool! Këmbëngulje e gjatë e rrogozhinasve që shpërblehet në fund me gjuajtjen e saktë të Kryeziut që barazon rezultatin.

31’ – Dominim i skuadrës rrogozhinase, me vendasit të gjithë në mbrojtje, Aleksi, Bakayoko e Kryeziu tentojnë, por pa arritur të gjejnë destinacionin e duhur.

16’ – Egnatia bën lojën, me Grudën që shfaqet rrezikshëm në zonën e Petrocub, vonohet, duke i dhënë mundësinë portierit Avram të evitojë rrezikun.

13’ – Bitri godet bukur me kokë, por reagimi i portierit vendas është në lartësinë e duhur, duke e dërgua topin në goditje këndi.

12’ – Momente të mira për rrogozhinasit, por Bakayoko edhe njëherë tregohet i pasaktë me goditjen e tij.

10’ – Egnatia shfaqet rrezikshëm në zonën e moldavëve, por Bakayoko shpërdoron një mundësi të pastër shënimi.

6’ – Rrogozhinasit sulmojnë nga krahu i majtë me Yagon, i cili kroson në zonë, por mbrojtja vendase arrin të largojë rrezikun.

1’ – Moldavët kalojnë në avantazh. Një gabim i Aleksit në pasm i ka dhënë mundësinë Popescut të vihet në pozicion shënimi dhe nuk ka gabuar duke mposhtur portierin Dajsinani, 1-0.

Ka nisur sfida në “Stadionul Zimbru” të Moldavisë mes Petrocub dhe Egnatias, moldavët shkelmojnë të parët topin.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.