Tiranë 35°C · Pjesërisht vranët 13 August 2026
S&P 500 7,803 ▲0.71%
DOW 53,866 ▲0.18%
NASDAQ 26,826 ▲0.9%
NAFTA 81.18 ▼2.51%
ARI 4,440 ▼0.61%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1534 EUR/GBP 0.8541 EUR/CHF 0.9374 EUR/ALL 93.0255 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3239 EUR/TRY 55.1038 EUR/JPY 183.72 EUR/CAD 1.6068 EUR/USD 1.1534 EUR/GBP 0.8541 EUR/CHF 0.9374 EUR/ALL 93.0255 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3239 EUR/TRY 55.1038 EUR/JPY 183.72 EUR/CAD 1.6068
₿ CRYPTO
BTC $63,894 ▲ +0.89% ETH $1,895 ▲ +0.5% XRP $1.0110 ▲ +0.24% SOL $76.4900 ▲ +1.43%
S&P 500 7,803 ▲0.71 % DOW 53,866 ▲0.18 % NASDAQ 26,826 ▲0.9 % NAFTA 81.18 ▼2.51 % ARI 4,440 ▼0.61 % S&P 500 7,803 ▲0.71 % DOW 53,866 ▲0.18 % NASDAQ 26,826 ▲0.9 % NAFTA 81.18 ▼2.51 % ARI 4,440 ▼0.61 %
EUR/USD 1.1534 EUR/GBP 0.8541 EUR/CHF 0.9374 EUR/ALL 93.0255 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3239 EUR/TRY 55.1038 EUR/JPY 183.72 EUR/CAD 1.6068 EUR/USD 1.1534 EUR/GBP 0.8541 EUR/CHF 0.9374 EUR/ALL 93.0255 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3239 EUR/TRY 55.1038 EUR/JPY 183.72 EUR/CAD 1.6068
13 Aug 2026
Breaking
Politika

Kthesa e Mandatit të Katërt / Rama fton talentet e reja: Bashkohuni me “Rrjetin MIA” për të ndryshuar marrëdhënien shtet-qytetar

Në kuadër të riorganizimeve të paralajmëruara për “Kthesën e Mandatit të Katërt”, Kryeministri Edi Rama njoftoi hapjen e një nisme të re të quajtur “Rrjeti MIA”. Ky projekt, i menaxhuar nga Agjencia për Media dhe Informim (MIA), është një thirrje e hapur për profesionistë, të rinj, ekspertë dhe krijues, të cilët synojnë të kontribuojnë në përmirësimin e komunikimit publik të institucioneve shtetërore.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, kreu i qeverisë ftoi të interesuarit të bëhen pjesë e këtij procesi, i cili synon t’i përgjigjet një realiteti të ri teknologjik dhe shoqëror.

“Nuk duam të dimë vetëm çfarë ke bërë deri sot. Duam të dimë çfarë mund të bëhet më mirë nesër,” theksoi Kryeministri Rama në mesazhin e tij drejtuar aplikantëve të mundshëm.

Domosdoshmëria për një qasje të re

Sipas dokumentit zyrtar të thirrjes së Agjencisë për Media dhe Informim, mënyra se si qytetarët kërkojnë informacion dhe ndërveprojnë me shtetin ka ndryshuar rrënjësisht. Zhvillimi i teknologjisë, platformave digjitale dhe inteligjencës artificiale ka rritur standardin e pritshmërive qytetare për transparencë dhe shpejtësi.

“Komunikimi publik nuk mund të jetë më vetëm përcjellje informacioni nga institucioni tek qytetari. Duhet të jetë një marrëdhënie e vazhdueshme, ku institucioni dëgjon, shpjegon, informon dhe përgjigjet, qartë, shpejt dhe me përgjegjësi,” sqaron Agjencia në njoftimin e saj.

Dy mundësitë e “Rrjetit MIA”

Thirrja është e strukturuar në dy “dyer hyrëse” kryesore, duke ofruar mundësi si për punësim të drejtpërdrejtë, ashtu edhe për bashkëpunim në distancë:

Puno me ne

Rekrutim i drejtpërdrejtë në strukturat e komunikimit të institucioneve qendrore. Agjencia kërkon individë që njohin si median tradicionale, ashtu edhe atë digjitale, që zotërojnë përdorimin e teknologjisë, të dhënave, inteligjencës artificiale dhe që mund të kthejnë gjuhën e administratës në informacion të dobishëm për publikun.

Bashkëpuno me ne

Një hapësirë e hapur për bashkëpunëtorë të jashtëm, studio ose individë që nuk dëshirojnë domosdoshmërisht të punësohen në administratë, por kanë një projekt, një zgjidhje konkrete ose një ide inovative. MIA do të shqyrtojë këto propozime me synimin për të lidhur marrëveshje specifike bashkëpunimi.

Profili i kërkuar është i gjerë dhe nuk kufizohet vetëm tek gazetarët apo zëdhënësit. Thirrja i drejtohet edhe programuesve, dizajnerëve, ekspertëve të rrjeteve sociale, si dhe krijuesve të formateve të reja multimediale.

Procedura e aplikimit dhe afatet

Të gjithë të interesuarit mund të aplikojnë duke dërguar dokumentacionin e nevojshëm në adresën elektronike [email protected], deri më datë 10 shtator 2026, ora 23:00.

Aplikantëve u kërkohet të dorëzojnë:

Letër interesi- Një prezantim i shkurtër i motivimit personal.

CV- Pasqyrimi i përvojës dhe aftësive.

Propozimi për kontribut- Pjesa më e rëndësishme e aplikimit, e cila mund të jetë një koncept, një zgjidhje teknologjike apo një metodë e re pune.

Video-prezantim- Një video deri në 60 sekonda, e regjistruar me telefon, ku shpjegohet qartësisht ideja.

Në aplikim, kandidatët duhet të specifikojnë nëse aplikojnë për rekrutim, për bashkëpunim të jashtëm, apo për të dyja. Përzgjedhja e kandidatëve dhe projekteve do të bëhet mbi kritere të bëra publike, ku procesi i rekrutimit do të menaxhohet nga vetë MIA për nevojat e institucioneve.

“Sfida nuk është që shteti të flasë më shumë. Sfida është të dëgjojë më mirë, të shpjegojë më qartë, të përgjigjet në kohë dhe të jetë aty ku qytetari kërkon informacionin dhe përgjigjen e tij,” përfundon thirrja zyrtare e Agjencisë.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.