🌤️
Tiranë 34°C · Kryesisht kthjellët 19 August 2026
S&P 500 7,692 ▼0.69%
DOW 53,343 ▼0.22%
NASDAQ 26,290 ▼1.33%
NAFTA 84.23 ▲0.2%
ARI 4,482 ▲1.4%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1576 EUR/GBP 0.8554 EUR/CHF 0.9405 EUR/ALL 92.7656 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3640 EUR/TRY 55.4769 EUR/JPY 184.75 EUR/CAD 1.6079 EUR/USD 1.1576 EUR/GBP 0.8554 EUR/CHF 0.9405 EUR/ALL 92.7656 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3640 EUR/TRY 55.4769 EUR/JPY 184.75 EUR/CAD 1.6079
₿ CRYPTO
BTC $64,940 ▲ +1.17% ETH $1,936 ▲ +2% XRP $1.0158 ▲ +1.82% SOL $78.3700 ▲ +2.92%
S&P 500 7,692 ▼0.69 % DOW 53,343 ▼0.22 % NASDAQ 26,290 ▼1.33 % NAFTA 84.23 ▲0.2 % ARI 4,482 ▲1.4 % S&P 500 7,692 ▼0.69 % DOW 53,343 ▼0.22 % NASDAQ 26,290 ▼1.33 % NAFTA 84.23 ▲0.2 % ARI 4,482 ▲1.4 %
EUR/USD 1.1576 EUR/GBP 0.8554 EUR/CHF 0.9405 EUR/ALL 92.7656 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3640 EUR/TRY 55.4769 EUR/JPY 184.75 EUR/CAD 1.6079 EUR/USD 1.1576 EUR/GBP 0.8554 EUR/CHF 0.9405 EUR/ALL 92.7656 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3640 EUR/TRY 55.4769 EUR/JPY 184.75 EUR/CAD 1.6079
19 Aug 2026
Breaking
Arte

Kujtesa e Shqipërisë në fotografi, ekspozitë në parkun “Rinia”

Kujtesa e Shqipërisë është sjellë përmes fotografisë, në një ekspozitë të veçantë të organizuar në Parkun Rinia, në kuadër të Ditës Botërore të Fotografisë.

Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave (DPA), në bashkëpunim me Agjencinë e Parqeve dhe Rekreacionit të Bashkisë Tiranë, prezantoi për publikun një koleksion imazhesh nga objektivi i fotografëve korçarë Vani Burda dhe Thimi Raci, dy prej pionierëve të fotografisë shqiptare. Ekspozita sjell momente nga jeta e përditshme e krahinës së Korçës gjatë shekullit XX, të fiksuara në celuloid dhe të ruajtura në Fototekën e DPA-së. Përmes fotografive, vizitorët mund të njihen me portrete, pamje nga jeta urbane dhe aspekte të jetës në periferi, të dokumentuara në negativë xhami.

Sipas DPA-së, rreth 10 mijë fotografi i përkasin fondit të Vani Burdës dhe Thimi Racit, ndërsa Fototeka e Drejtorisë së Përgjithshme të Arkivave ruan në total rreth 135 mijë fotografi origjinale.

Nga ky fond, rreth 41 mijë fotografi dokumentojnë veprimtarinë politike, sociale dhe kulturore të shqiptarëve dhe Shqipërisë deri në vitin 1944. Një tjetër fond i rëndësishëm, me rreth 43 mijë fotografi, i përket Institutit Luce dhe periudhës së pushtimit fashist.

Përtej vlerës së tyre artistike, historike dhe dokumentare, fotografitë arkivore përbëjnë një dëshmi të drejtpërdrejtë të jetës së shoqërisë shqiptare ndër vite, duke ruajtur pamje, njerëz dhe ngjarje që përbëjnë pjesë të kujtesës kombëtare.

Procesi i digjitalizimit i Fototekës së DPA-së ka mundësuar akses më të shpejtë të qytetarëve në këtë pasuri fotografike, si dhe riprodhimin e imazheve me rezolucion të lartë. Në të njëjtën kohë, digjitalizimi kontribuon në ruajtjen afatgjatë të fotografive dhe materialeve në formën e tyre autentike.

Ekspozita në Parkun Rinia shërben kështu si një mënyrë për ta nxjerrë kujtesën arkivore nga fondet e ruajtura dhe për ta afruar atë me publikun, duke dëshmuar se fotografia mbetet një nga mënyrat më të fuqishme për të njohur dhe ruajtur historinë e Shqipërisë.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.