⛅
Tiranë 8°C · Pjesërisht vranët 07 Nëntor 2026
S&P 500 7,377 ▲0.31%
DOW 51,286 ▼0.46%
NASDAQ 24,579 ▲1.09%
NAFTA 90.83 ▲0.34%
ARI 4,075 ▼0.94%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733 EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733
₿ CRYPTO
BTC $75,655 ▼ -0.13% ETH $2,228 ▲ +0.07% XRP $1.1557 ▼ -1.53% SOL $88.9900 ▼ -0.89%
S&P 500 7,377 ▲0.31 % DOW 51,286 ▼0.46 % NASDAQ 24,579 ▲1.09 % NAFTA 90.83 ▲0.34 % ARI 4,075 ▼0.94 % S&P 500 7,377 ▲0.31 % DOW 51,286 ▼0.46 % NASDAQ 24,579 ▲1.09 % NAFTA 90.83 ▲0.34 % ARI 4,075 ▼0.94 %
EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733 EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733
07 Nën 2026
Breaking
Sporti

Kupa e Shqipërisë: Finalisti i 2-të vendoset sot në Shkodër, betejë Vllaznia-Dinamo

Vllaznia dhe Dinamo do të përballen sot në Shkodër në një sfidë që vlen finalen e Kupës së Shqipërisë. Është “beteja” e radhës në “luftën” e gjatë mes këtyre dy skuadrave, që luajnë ndeshjen e 6-të mes tyre për këtë sezon, ndërsa sezonin e kaluar u përballën plot 7 herë mes kampionatit, Kupës dhe “Final 4”.

Akti i parë i luajtur në “Air Albania” ka përfunduar në barazim 1-1 dhe gjithçka sa i takon kualifikimit për në finale është e hapur. Vllaznia ka avantazhin e fushës dhe mbështetjen e tifozëve këtë herë, por Dinamo me siguri do të luajë të gjitha “kartat” për të mbrojtur trofeun e fituar sezonin e kaluar, aq më tepër që në kampionat e sheh të rrezikuar pjesëmarrjen në “Final 4”.

Shkodranët sot do të jenë pa sulmuesin Bismark, autor i golit në ndeshjen e parë, si dhe pa Gurishtën të ndëshkuar me karton të kuq po në atë përballje. Mungon gjithashtu edhe Kastrati për shkak dëmtimi.

Vllaznia ka si objektiv kryesor titullin kampion. Mban vendin e parë dhe ndeshjen e radhës në kampionat e ka me Elbasanin, rivalin direkt, por kjo nuk do të thotë se do të tolerojë sot në “Loro Boriçi”. Një finale askush nuk do ta refuzonte, edhe pse menaxhimi i energjive duhet bërë në mënyrën më të mirë.

Edhe Dinamo në anën tjetër vjen me disa mungesa. Lorran dhe Guindo janë të padisponueshëm për shkak dëmtimi, përveç Maliqit dhe Salit që janë jashtë prej kohësh për të njëjtën arsye. Bernard Berisha duket se edhe sot do të mungojë, pasi nuk është rikuperuar 100%, ndërsa në dyshim është Neziri. Gudiabi ndërkohë vazhdon të stërvitet me skuadrën B. Trajneri Daja do të ketë të gatshëm këtë herë Naser Alijin.

Kryeqytetasit pritet që sot të shkarkojnë të gjitha “bateritë”, pasi Kupa e Shqipërisë do të ishte shpëtim i një sezoni me shumë ulje-ngritje për ta. Në Shkodër pritet një sfidë emocionuese, me të dyja skuadra në përpjekje për të marrë biletën e dytë të finales, ku pret tashmë Egnatia.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.