☀️
Tiranë 21°C · Kthjellët 06 Tetor 2026
S&P 500 7,840 ▲0.86%
DOW 51,609 ▲0.66%
NASDAQ 27,705 ▲0.83%
NAFTA 88.74 ▼0.77%
ARI 4,195 ▲0.91%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1209 EUR/GBP 0.8483 EUR/CHF 0.9321 EUR/ALL 91.8826 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3716 EUR/TRY 55.1309 EUR/JPY 177.16 EUR/CAD 1.5986 EUR/USD 1.1209 EUR/GBP 0.8483 EUR/CHF 0.9321 EUR/ALL 91.8826 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3716 EUR/TRY 55.1309 EUR/JPY 177.16 EUR/CAD 1.5986
₿ CRYPTO
BTC $86,002 ▲ +0.86% ETH $2,710 ▲ +0.45% XRP $1.5105 ▲ +1.23% SOL $120.8900 ▲ +1.35%
S&P 500 7,840 ▲0.86 % DOW 51,609 ▲0.66 % NASDAQ 27,705 ▲0.83 % NAFTA 88.74 ▼0.77 % ARI 4,195 ▲0.91 % S&P 500 7,840 ▲0.86 % DOW 51,609 ▲0.66 % NASDAQ 27,705 ▲0.83 % NAFTA 88.74 ▼0.77 % ARI 4,195 ▲0.91 %
EUR/USD 1.1209 EUR/GBP 0.8483 EUR/CHF 0.9321 EUR/ALL 91.8826 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3716 EUR/TRY 55.1309 EUR/JPY 177.16 EUR/CAD 1.5986 EUR/USD 1.1209 EUR/GBP 0.8483 EUR/CHF 0.9321 EUR/ALL 91.8826 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3716 EUR/TRY 55.1309 EUR/JPY 177.16 EUR/CAD 1.5986
06 Tet 2026
Breaking
Politika

Si zgjidhen këshilltarët bashkiakë? PS propozon proporcionalitet të dyfishtë me votë preferenciale

Me hartën e re të PS në pranverën e 2027, 46 bashki shkojnë në zgjedhje për kryetar, ndërsa 77 qytete do të kenë të emëruar një nënkryetar bashkie, por nuk do të kenë këshilla. Që të mos mbeten të papërfaqësuar, mazhoranca mendon që të kenë përfaqësim me anëtarë në këshillin e bashkisë së madhe. Për këtë duhen të bëhen ndryshime në ligj dhe në Kodin Elektoral.

A2 CNN disponon dokumentin e nismëtarit të reformës territoriale, Arbjan Mazniku, drejtuar Komisionit të Reformës Zgjedhore, se si të garantohet përfaqësimi i komuniteteve dhe territoreve përbërëse në këshillin bashkiak.

Socialisti propozon modelin e proporcionalitetit të dyfishtë, atë politik, sipas votës së marrë nga një subjekt zgjedhor, dhe territorial, sipas peshës së popullsisë së çdo territori përbërës.

Modelin e propozuar Mazniku e shpjegon me një shembull në një këshill me 51 mandate dhe tre territore përbërës të një bashkie X. Sipas numrit të popullsisë, ai ndan edhe sa mandate i takojnë çdo territori.

Më tej argumenton përmes një ilustrimi se si janë ndarë 51 mandatet e këshilltarëve për partitë politike.

Shpërndarja e dyfishtë është modeli që shpërndan mandatet ndërmjet territoreve, duke respektuar totalin e mandateve të secilit territor dhe totalin e mandateve të secilit subjekt. Nëse partia A në këtë bashki me 51 mandate ka fituar 28 këshilltarë, 20 do t’i takojnë njësisë më të madhe, 5 të dytës dhe 3 njësisë më të vogël.

Një tjetër pyetje që mbetet është se si do të votojnë qytetarët? Mazniku i propozon Komisionit të Reformës Elektorale që këshilltarët të zgjidhen me votë preferenciale, dmth. me lista të hapura. Në këtë mënyrë votuesi zgjedh kandidatin e preferuar të atij subjekti për territorin përkatës. Vota përcakton se kush fiton mandatet që subjektit i janë caktuar në territorin përkatës.

Ky dokument ngarkon Komisionin e Reformës Elektorale që të përcaktojë çfarë do të quhet territor, qytet, ish-bashki, njësia administrative apo një kategori tjetër e përcaktuar në ligj.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.